Ambasadori i Bullgarisë në NATO lëshon “bombën”: Maqedonia do ndahet, qetë ose...

Ambasadori i Bullgarisë në NATO lëshon “bombën”: Maqedonia do ndahet, qetë ose me dhunë

56
0
Shares

Ambasadori i Bullgarisë në NATO, Bojko Noev ka paralajmëruar sot se do t’i kërkojë urgjentisht Bashkimit Europian një mision stabilizues që të parandalojë përshkallëzimin e destabilitetit politik në Maqedoni.
“Është një pranim dramatik se ky vend është në prag të anarkisë totale. Kriza politike, të cilën po e vëzhgojmë prej një kohe të gjatë, po eskalon, dhe Maqedonia praktikisht po e humb sovranitetin e saj”, ka deklaruar Noev.
Sipas tij Maqedonia nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi praktikisht tashmë ka filluar. Noev shton se tani çështja qëndron në faktin nëse vendi përfundimisht do të ndahet në mënyrë të qetë ose të dhunshme.
Noev, njëherësh ambasador i Bullgarisë edhe në Belgjikë dhe Luksemburg, tha gjithashtu se në Maqedoni është e rëndësishme të ketë paqe për shkak se në këtë vend jetojnë mijëra bullgarë.
bojko noev

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY