KORCË/Arrestohet shoferi tragjik i 8 marsit

KORCË/Arrestohet shoferi tragjik i 8 marsit

89
0
Shares

Foto ilustruese

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Kledimir Sallo, 29 vjeç, banues në fshatin Grunjas – Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, më 8 mars ky shtetas në rrugën nacionale Korçë – Pogradec pranë fshatit Gurishtë, duke drejtuar mjetin tip “Reno”, me targë KO 8946 A, ka humbur drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka aksidentuar katër gra që po dilnin nga një festë me rastin e ditës së gruas:

1) E.S, 35 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Korçës

2) F.P, 45 vjeçe

3) E.S, 28 vjeçe, banuese në Grunjas të cilat u transportuan në Tiranë, për mjekim më të specializuar si edhe shtetasen

4) V.S, 32 vjeçe e cila së bashku me drejtuesin e mjetit po marrin mjekim në Spitalin e Korçës.

Materialet në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën pënale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY