“Ne mbështesim pa kushte reformën në drejtësi, mbështesim integrimin e vendit dhe nevojën jetike për një pakt kombëtar”, deklaroi Shpëtim Idrizi, kryetar I PDIU në një takim me strukturat në Elbasan. “Gjithë forcat politike të mblidhen dhe të institucionalizojnë tryezën e partive që merr vendime dhe të shprehen për të sotmen dhe të ardhmen e vendit. Të shprehen edhe personalisht, kushdo që e do të ardhmen e këtij vendi, cilido që e ndjen se është peng i krimit, i korrupsionit, diktatit që inspiron vetëm lirinë e tij dhe të tjerëve, cilido që e do të mirën e këtij vendi. Ftesa ime shkon në atë që ne kemi kërkuar si forcë politike, nevojën për një pakt kombëtar me vetëm dy pika: Reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit”, ka deklaruar idrizi duke mos thënë asnjë fjalë për zgjedhjet.
Ndërkohë deputeti Aqif Rakipi I cili po hetohet për ligjin e dekriminalizimit u shpreh para elbasanllinjëve, se PDIU do të vazhdojë të kërkojë reforma që do t’ju vijnë në ndihmë qytetarëve.
“Unë e di shumë mirë që ju jeni të zhgënjyer nga politika dhe keni shumë të drejtë, por për një gjë ju garantoj, nuk do të zhgënjeheni kurrë nga unë dhe nga PDIU. Falë mbështetjes tuaj, ne e bëmë PDIU-në një parti të madhe këtu në Elbasan. Ne kemi punuar e kemi luftuar për të trimëruar politikën shqiptare, për ta bërë atë patriotike, për ta bërë atë më të fortë përballë atyre që s’na duan të mirën”, – tha deputeti Aqif Rakipi.
Kryetari I PDIU, Shpëtim Idrizi është deputet me votat e PD. Ai drejton një parti që në shumicë voton të djathtën ndërkohë që e ka orientuar drejt të majtës duke u dhënë favore disa drejtuesve të saj.
Disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Idrizit janë të përfshirë në skema të manipulimit të zgjedhjeve, sic ndodhi në zgjedhjet e fundit për bashkinë e Dibrës. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/