Fullani fiton gjyqin për shkarkimin nga puna

Fullani fiton gjyqin për shkarkimin nga puna

77
0
Shares

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do të marrë 56 paga dëmshpërblim nga vendi ku ka punuar më parë. Ai ka arritur të fitojë gjyqin me Bankën e Shqipërisë dhe Kuvendin, duke marrë dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej disa vitesh, shkruan gazeta Shekulli. Fullani iu drejtua Gjykatës Administrative, duke paditur Kuvendin e Shqipërisë dhe Bankën Qendrore e Shqipërisë.

Në Shkallën e Parë, Fullanit iu dha e drejta e shpërblimit me vetëm 12 paga mujore për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh. Por, ish-Guvernatori nuk u mjaftua me vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Administratives. Ai e apeloi çështjen e tij për të fituar atë çfarë kërkonte. Referuar deklarimeve të pasurisë të bërë në vitin 2013 nga Ardian Fullani, ai pritet të marrë si dëmshpërblim një shumë prej 42 210 504 lekë. Fullani mësohet se ka pasur një pagë prej 6.304.308 lekë në vit

“Nuk kërkoj kompensim për burgun e padrejtë. Padia është për shkarkimin e padrejtë nga posti i guvernatorit”, është shprehur atë kohë Fullani. Ai u shkarkua nga detyra si guvernator i Bankës së Shqipërisë në shtator 2014 dhe u vu para akuzës për “shpërdorim detyre”, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë. Fullani u shpall i pafajshëm në tetor të vitit 2015. Prokuroria nuk ndërmori rekurs për këtë vendim të gjykatës, çka bëri automatikisht zhveshjen nga të gjitha akuzat dhe shpalljen të pafajshëm për ish-guvernatorin.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY