Dunja Mijatovic dënon dhunën ndaj gazetarit Fundo

Dunja Mijatovic dënon dhunën ndaj gazetarit Fundo

68
0
Shares

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatović dënoi të mërkurën sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.

Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Cityneës.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatović.

Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet mediatike në të 57-a shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ajo paralajmëron në kohë për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, si dhe promovon respektimin e plotë të angazhimeve të OSBE-së për lirinë e medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY