Pesë persona u plagosën mëngjesin e sotëm pasi një veturë u përplas me një zetor në afërsi të lacit. Përplasja ka qenë aq e fortë sa trupat e të plagosurve kanë dalë jashtë mjeteve.
Një mjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB u përplas me një mjet zetor. 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë mbetën të plagosur , 2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë, kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur një mjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB me një mjet zetor.
Si pasojë janë dëmtuar 4 shtetas kosovarë që udhëtonin në mjetin veturë, 2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë, kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/