Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka “porositur” sot protestuesit që të mbajnë shënim emrat e taksidarëve, që sipas tij janë lëshuar këto ditë nëpër biznese.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar dhunuesit e qytetarëve që të bëjnë kujdes pasi do të përballen me drejtësinë kur demokratët të marrin pushtetin.
“Po ushtrojnë presion të paligjshëm sepse tani që kanë vjedhur, janë vërsulur te qytetarët, te bizneset e thjeshta për të mbushur xhepat dhe për të ushtruar terror. Republika e Re është republika që do të vendosë para ligjit të gjithë ata që e kanë shkelur atë. Kushdo që përballet me padrejtësi, ju bëj thirrje mbani shënim emrat dhe mbiemrat dhe ditën e parë Republika e Re do të përballet me ta.
Republika e Re do t’i presë drutë shkurt me ju. Nuk do të ketë mëshirë për ata që shkelin ligjin. Përcilljani këtë mesazh çdo qytetari. Fuqia që buron në shesh do të përvëlojë çdo dorë të zezë mbi ligjin. Historia u shënua më 18 shkurt. Le të shënojmë sot historinë më të gjatë të protestës së shqiptarëve për liri, demokraci dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh kreu i PD Lulzim Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/