Senatori italian në cadrën e opozitës: Vetëm qeveria e Bashës mund të...

Senatori italian në cadrën e opozitës: Vetëm qeveria e Bashës mund të luftojë krimin

52
0
Shares

Një ndër politikanët më të njohur në Itali dhe ish-zëvëndëspresident i BE-së, Mario Mauro përshëndeti sot në cadrën e protestës ndërkohë që u bënë plot 18 ditë që vijon pa ndërprerje demonstrimi i PD dhe mijëra qytetarëve që e mbështesin për largimin e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Senatori italian, Mario Mauro, dikur edhe ministër i Mbrojtjes së Italisë tha në fjalën e tij se të gjitha partitë komuniste pas rënies së Bashkimit Sovjetik u kthyen në socialiste dhe bëjnë gjasme sikur e duan Europën.

Mauro u shpreh se asnjë qeveri tjetër përveç asaj të Lulzim Bashës nuk është në gjendje që të luftojë drogën dhe kriminalitetin në vend.

“Pse e them që ju po mbroni demokracinë dhe lirinë? Shteti ka për detyrë të mbrojë lirinë e qytetarëve të vet. Shteti është mbrojtësi i jetës së njerëzve jo padroni i tyre, jo pronari i tyre. Dua të kujtoni diçka. Në 1989 ra sistemi sovjetik, të gjitha partitë komuniste në Europë ndryshuan emrin e tyre. Të gjitha partitë ish komuniste të Europës u bënë socialiste. Janë njëkohësisht të bërë të gjithë gjasme europianistë. Ne jemi këtu për t’i thënë njerëzve, çfarë është Europa e vërtetë. Europa e vërtetë është historia dhe dashuria e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Europa ka nevojë për Shqipërinë”, tha Mauro.

“Dua të kujtoni 130 vitet e mëparshme të shkollës së parë shqiptare. Çdo të thotë të arsimohesh? Të arsimohesh do të thotë të bësh dallimin midis të mirës dhe të keqes. Cila është ajo qeveri që nuk arsimon, qeveri që nuk lufton drogën? Cila ajo qeveri që kërkon të ndihmojë arsimin e brezave dhe nuk lufton kriminalitetin? Cila është ajo qeveri që mund të bëjë që Shqipëria të hyjë në Europë dhe nuk është e aftë të mbrojë këto vlera? Ua them unë se kush qeveri është e aftë ti bëjë këto. Qeveria e Lulzim Bashës” u shpreh senatori italian.

Nga ana e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se “Republika e Vjetër” po jep shpirt dhe kjo kuptohet nga zëri i kryeministrit.

“Grahma dhe gulçe, i dëgjoni në zërin që dridhet të kryeministrit të Republikës së Vjetër. Në Republikën e re që po ngrihet nga ky shesh ka një premtim, modelin e dijes, sakrificën e 7 marsit. Më të mirët në krye të vendit, ky është modeli i Shqipërisë evropiane”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY