Nishani niset për në Preshevë, serbët e Bujanovcit dhe Preshevës në stres

Nishani niset për në Preshevë, serbët e Bujanovcit dhe Preshevës në stres

67
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me ftesë të Kryetarëve të Komunave të Bujanocit dhe të Preshevës u nis sot për të kremtuar 130-vjetorin e hapjes së mësonjëtores së parë shqipe dhe të Ditës së Mësuesit, me mësuesit, nxënësit dhe prindërit e shkollave shqipe të këtyre komunave, në Republikën e Serbisë.

Gjatë qëndrimit në Komunat e Bujanocit dhe të Preshevës, Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime të veçanta me drejtuesit të këtyre komunave, do të vizitojë shkollën fillore të fshatit Tërnoc, si dhe do të marrë pjesë në aktivitetet e posaçme kulturore të organizuara nga komunat për këtë ditë të shënuar për shqiptarët.
nishani presheve 1 parull

Por shumë qytetarë serbë nuk fshehin frikën nga kjo vizitë, shkruan Presheva.com. Serbët e Bujanocit ndjenjë njëfar “frike” me ardhjen e presidentit shqiptar. “Në cilin shtet unë po jetoj? Për kend të votoj? Po vijnë zgjedhjet ndërsa në tërë qytetin kemi postera me presidentin e Shqipërisë. Postera me flamur shqiptar dhe parullë “President”. Po na vjen presidenti shqiptar. A është ky presidenti im?” ka thënë Millosh S. për mediet serbe, transmeton presheva.com.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY