LSI, dyshime mbi Kodin Zgjedhor: Nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it

LSI, dyshime mbi Kodin Zgjedhor: Nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it

62
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama, akuzoi sot Parlamentin se nuk ka reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR në Kodin Zgjedhor ndërkohë që kërkoi në emër të partisë së tij aplikimin e listave të hapura në votim.

Rama priti në një takim përfaqësuesit e misionit monitorues të OSBE-ODIHR-it. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe dy deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Kejdi Mehmetaj dhe znj. Silva Caka.

Gjatë diskutimeve në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, z. Luan Rama u tha përfaqësuesve të misionit të OSBE-ODIHR-it se mungesa e besimit është një problem i madh dhe se në Kodin Zgjedhor nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Gjithashtu, z. Luan Rama u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për bashkëpunim me OSBE-ODIHR-in dhe se kasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit. Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së theksoi se listat e hapura mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë.

“Problemi më i madh është mungesa e besimit. Nuk janë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it në kodin zgjedhor. Lëvizja Socialiste për Integrim është e hapur për bashkëpunim me OSBE-ODIHR-in. Klasa politike është përgjegjëse për mungesën e besimit. Gjithashtu, listat e hapura mundësi reale që qytetarët të zgjedhin, jo vetëm të votojnë”, – deklaroi ndër të tjera Kryetarit i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Luan Rama gjatë takimit me misionin e OSBE-ODIHR-it.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY