Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë më në fund nga zyra Elvis rroshin ndërkohë që pas 45 ditësh bashkia e Kavajës pritet të futet në zgjedhje, raporton droni.al.
Gjykata jodhi poashtë sot kërkesën e Elvis Rroshit për dekriminalizimin dhe rikthimin e tij në detyrën e kryebashkiakut të Kavajës.
Rroshi kërkonte nga Gjykata, rikthimin e mandatit të tij si kryebashkiak i Kavajës, që iu hoq nga KQZ-ja në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.
Më 29 dhjetor 2016 Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, si dhe për deputetët e Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.
Po atë ditë qeveria mori vendim për shkarkimin e tij. Megjithatë opozita denoncoi faktin se Rroshi vijon të jetë në krye të detyrës. Këtë e vërtetoi me një dokument që mban vulën e Bashkisë së Kavajës dhe firmën e Elvis Rroshi dhe i drejtohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për ngritjen e selisë së KZAZ-së, Nr. 42.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/