Forca Detare u njoftua rreth orës 21 të natës së djeshme se ne veri-perendim te Sazanit, ne distance 5 milje, ndodhet nje gomone me dy persona ne bord, te cilet kerkojne ndihme, pasi mjeti tyre per shkak te motit te keq rrezikon te mbytet.
Forca Detare nxorri menjehere ne operacion anijen e gatshme te rojes bregdetare “Mati”.
Ne oren 22:50 Anija “Mati” arriti te gjej e lokalizoj skafin, ka kryer disa here manovra per te bere te mundur terheqjen e skafit, por per shkak te motit teper te renduar eshte keputur cima. Personat ne bordin e skafit njoftuan se skafi po merr uje dhe si rrjedhoje rrezikojne jeten ne mjet.
Ne oren 00:35 date 07.03.2017 eshte bere i mundur imbarkimi i personave ne bordin e Anijes “Mati”. Gjendja shendetsore e dy shtetasve eshtë e mire.
Te dhenat e personave jane 1-Bledar Zini Janushaj, vendlindja Vlore, 2 -Atilo Giuzepe Dibello, vendlindja Brindezi Itali, te cilet u shoqeruan drejt Triportit, ndersa skafi u mbyt afersisht 2,2 milje ne Veri -Perendim te Sazanit. Gjendja shendetsore e dy shtetasve e mire. Veprimet e metejshme kryhen nga Policia Kufitare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/