Zbulohen përgjimet e bandës së grabitësve në Shkodër. Telefonatat që janë bërë mes anëtarëve të bandës si dhe mes grabitësve dhe bizneseve të ndryshme tregojnë qartë se cfarë organizimi dhe cfarë presioni ka pasur mbi tregtarët e vegjël në dy tregje të qytetit të Shkodrës.
Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e arrestit me burg për anëtarët e bandës ndërkohë që arrestimi i tyre u bë të shtunën përmes një aksioni publik
Në kuadër të hetimit rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund-muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë të rinj. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma mujore është mbi rreth 350.
“Nga veprimet hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se ky grup ka qenë aktiv, të paktën që nga tetori 2016, kohë kur është regjistruar procedimi penal kundër tyre. Sipas të dhënave hetimore, ky grup, fillimisht ka larguar me forcë nga ky aktivitet kriminal një tjetër grup, gjithnjë nëpërmjet dhunës dhe kërcënimit dhe më pas ka operuar vetë duke detyruar tregtarët që të paguanin ‘taksën mujore’ tek ata”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.
Nga hetimi ka rezultuar se anëtarët e grupit kishin për detyrë që të zbatonin urdhrat e drejtuesve të grupit, si edhe të raportonin mbi lëvizjet e punonjësve të Policisë në zonën e influencës së tyre, apo dhe për persona të panjohur, automjete që janë pranë tyre apo depërtojnë në zonën ku ata banojnë dhe ushtrojnë aktivitet.
Njëkohësisht, anëtarët e grupit, në ditët e fundit të çdo muaji, kalonin në lokalet, apo dyqanet, në tregun “Zdrale” Shkodër, duke mbledhur lekët, duke raportuar dhe dorëzuar lekët e mbledhura te drejtuesit e grupit.
“Organizatorët e grupit kriminal, pasi u jepnin porositë anëtarëve të tjerë, i dërgonin me makinë në zonën e tregut dhe ata takoheshin me çdo tregtar dhe i merrnin shumat, madje duke mbajtur dhe bllok ku shënoheshin personat që paguanin.
Ky aktivitet kriminal është provuar se është shtrirë në kohë nga muaji tetor 2016 deri në muajin shkurt 2017. Pra, nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kemi të bëjmë me disa persona që kanë njohje dhe lidhje midis tyre, që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në kryerjen e shumë veprave penale me qëllim fitimi, si shtrëngimi me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë”.
Nga specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorisë, për kapjen dhe ndalimin e shtetasit :
Spiro Shëngjergji, 59 vjeç, banues në Korçë.
Pasi ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”për veprën penale:“Korrupsioni pasiv i punonjësve që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
(Shëngjergji duke qenë me detyrë jurist pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve-Korçë, dyshohet të ketë favorizuar mjete me lëndë drusore në këmbim të vlerave monetare).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/