Djali i Daut Hoxhës: Vrasja e tim eti që shkaktoi luftën...

Djali i Daut Hoxhës: Vrasja e tim eti që shkaktoi luftën Italo-Greke

72
0
Shares

Intervista me Ibrahim Hoxhën, djali i Daut Hoxhës, vrasja e të cilit shërbeu si shkak për nisje e luftës Italo-Greke në 1940, dhënë për emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku

Kanë kaluar 77 vjet nga vrasja e Daut Hoxhës, një vrasje që shkaktoi luftën italo-greke. Zoti Ibrahim, a jeni informuar saktësisht se çfarë ka ndodhur realisht atë 14 qershor të vitit 1940? Kush e vrau dhe përse u vra Daut Hoxha?

Lidhur me këtë çështje, pas vitit 1990, sepse para rënies së komunizmit nuk e kam patur mundësinë disa dokumente lidhur me vrasjen e babait tim Daut Hoxha. Madje kam botuar edhe një libër. Megjithatë unë nuk kam botuar shumë dokumente dhe të dhëna të tjera që lidhen me këtë vrasje. Vrasja e tim eti nuk ishte rastësi. Unë kam qenë i informuar që në fillim se çfarë ka ndodhur, por nuk e kam patur mundësinë as të shprehesha sepse regjimi I Enver Hoxhës nuk na e ka lejuar këtë.

Si u vra Daut Hoxha dhe çfarë mund të na sillni në kujtesën tuaj pas 77 vjetësh?

Unë jam i datëlindjes 1922, ai u vra në 1940, kështu që i bie që unë isha 18 vjeç kur u vra im atë dhe tani jam 95 vjeç. Siç e thashë edhe më lart vrasja e tim eti nuk ishte rastësi. AJo ishte përgatirur që në vitin 1913. Im atë ka qenë nga familja e famshme Bejdeshati, e cila në luftën kundër grekërve, kishte flijuar 3 përfaqësues të saj të rëndësishëm dhe të njohur në atë kohë në të gjithë zonën e Çamërisë. Kjo familje i takonte parësisë së luftimeve ndaj grekërve në Çamëri. Më 18 tetor 1918, ushtria greke u derdh drejt Jugut të Shqipërisë gjoja se po luftonte ndaj sulltanatit osman. Në të vërtetë sulltanati osman ishte i shkrirë në shumë krahina por nuk ishte ky qëllimi i tyre por iu derdhën trungut shqiptar për ta grabitur. Ata në fakt kishin bërë edhe tre sulme të tjera por ishin thyer me humbje të mëdha. Daut Hoxha përfaqësonte luftëtarin e pamposhtuar në të gjitha luftimet me grekët.

Dauti kishte çëtën e vetë?

Po. Natyriosht, në vitin 1913 Dauti krijoi çëtën e vetë në përbërjë të cilit ishin farë e fis të tij për të zbrapsur ushtrinë grekë. Pas vitit 1913 grekët hynë në Çamëri dhe e morën. Thanë se nuk kishin të bënin me shqiptarë por me osmanë. Me të hyrë vranë dhe prenë me sopata 101 shqiptarë në Paramithi. Në këtë kohë Daut Hoxha rrëmbeu pushkët me të vëllezërit dhe disa nga farefis dhe doli malit për tiu përgjigjur grekërve. Atë e zgjodhën kapedan të çetës. Kjo ishte çeta që rezistoi dhe qendroi më gjatë se të gjitha çetat e tjera të asaj kohe në Çamëri. Studiues të ndryshëm kanë publikuar raporte të Greqisë në këtë kohë që shkruanin se Daut Hoxha po i sjell vërdallë grekërit nëpër Çamëri. Gjatë këtyre viteve ai u përplas disa herë me ushtrinë greke dhe në këto përpjekje Dauti u plagos dy herë. Por fati që mjekët e shëruan.

Pas kësaj situate dhe këtij fakti, çfarë bëri Greqia ndaj tij? A e kërkoi për ta kapur apo vrarë?

Po. Greqia në këto moment u angazhua për ta vrarë për ta arrestuar, për ta eleminuar, pra gjithçka për ta ndaluar Daut Hoxhën dhe bashkë me edhe çetën e tij.

Nga përpjekjet që Dauti dhe çeta e tij, a ka bilance sa të vrarë ka shkaktuar grekërve?

Kjo gjë nuk mund të thuhet me saktësi, por anglezi që erdhi në komisionin hetimor bashkë me italianët tha që vetëm brenda një ore në ato grykat dhe malet që luftonte Dauti me shokë their 72 apo 73 ushtarakë grekë.

Si vijuan ngjarjet me ardhjen e Ahmet Zogut në pushtet?

Në 1925 kur Zogu mori pushtetin nuk donte ngatërresa me Greqinë. Por Dauti nuk hiqte dorë. Edhe pse jetonte tashmë brenda kufijve të Shqipërisë disa herë ai kapërcente kufirin dhe luftonte. Pikërisht për këtë qëllim autoritetet e Zogut e internuan në Lezhë, Krujë dhe më shumë në Elbasan. Pas idisa vitesh e lirojnë nga internimi, e megjithatë Dauti nuk hoqi dorë. Natyrishit jo në mënyrën e dikurshme të të reaguarit ndaj Greqisë. Ai disa kohë jetoi edhe në Korçë, por më pas vendosi të jetojë neë Konispol në shtëpinë tonë që kishim atje. Megjithatë shtëpia jonë ishte shumë ndryshe nga shtëpitë e tjera. Një mik i familjes që vizitoi atë kohë Dautun dhe pa shtëpinë tha se kishte kujtuar se ishte kazermë ushtarake aq i armatosur dhe I përgatitrur ushtarakisht ishte Dauti dhe njerëzit e tij.

Çfarë kishte në shtëpi?

Nuk ishte vetëm Dauti. Çamët nuk kanë qendruar duarkryq ndaj pushtetit grek. 10 çamër vinin në shtëpi, 15 iknin. Ata luftonin, por ata duhet të kishin një fuqi qendrore, një bazë. Dhe kjo qendër ishte shtëpia jonë, pra e Daut Hoxhës. Pikërisht duke shërbyer si bazë ata e morën shumë seriozisht. Shteti grek vuri një çmim prej gjysmë milioni dhrahmi për të shtënë në dorë Daut Hoxhën.

Çfarë vlere kishte kjo shumë atëherë?

Vletra është e madhe për kohën por edhe për sot. Mund të blije njqë qytet të tërë.

Po përse Greqia vendosi ta vrasë pikërisht pasi Italia kishte pushtuar Shqipërinë?

Përpara se të vimë te vrasja dua të theksoj se Greqia kishte bërë disa herë përpjekje për ta vrarë Dautin. Edhe në çetën e tij kishte futur njerëz për ta eleminuar. Të dy plagosjet kanë ndodhur pikërisht nga këto përpjekje. Por ai kishte aftësi për qenë shumë I shpejtë dhe ka mundur të shpëtonte.

Çfarë ndodhi më pas? A kishte një proces gjyqësor legal ndaj Daut Hoxhës?

Ndodhur në këtë situatë që Dautin por edhe të tjerë nuk po I eleminonte dot pas vitit 1931 Greqia shpalli një amnisti për të gjithë çamët e arratisur dhe që kërkoheshin nga Greqia. Në këtë kohë shteti I Zogut nënshkroi një traktat për dorëzimin reciprok të keqbërësve në të dy anët e kufirit. Kjo nënëkuptonte se të gjithë keqbërësit që ishin arratisur nga Shqipëria në Greqi dhe ata që ishin arratisur nga Greqia në Shqipëri të dorëzoheshin. Por kishte edhe një kusht që sipas të cilit çdo i kthyer duhet të dilte përpara gjyqit politik. Në këtë situatë im atë u paraqit përpara gjyqit në Gjirokastër. Aty kishte një avokat grek. Duke qenë se kishin menduar se gjyqi politik do ta dorëzonte Dautin kishte shkuar disa përfaqësues të shtetit grek të ardhur andej në Gjirokastër. Idea ishte se do ta merrnin me vete Dautin dhe për këtë kishin ardhur edhe me makinë. Grekët hodhën akuza të tilla të cilat u hodhën poshtë nga vetë autoritet e gjyqit sepse nuk përkornin me dokumnette që ata kishin vënë në dispozicion. Sipas gjyqit vrasjet që Daut Hoxha ishte akuzuar se kishin ndodhur për shkak patriotik dhe nuk ishin ordinere.

A foli vetë Dauti në gjyq?

Imë atë ishte pa shkollë por Dauti kishte disa aftësi natyrale të të menduarit dhe të folurit. Mori fjalën në gjyq dhe tregoi arsyet përse kishte amrrë malet. Tregoi në gjyq masakrat greke dhe sipas tij kjo e kishte bërë dhe detyruar të rrëmbte armët. “Nëse unë nuk do bëja këto që kam bërë, nuk do kishte as bar në Çamëri. Prandaj ne jemi gjallë sot por do kishim vdekur të gjithë, do ishim shuar” tha im atë në gjyq”. Këhstu, gjyqi vendosi që Daut Hoxha ishte i padorëzueshëm dhe makinat e përfaqësuesve grekë u kthyen nga kishina rdhur.

Çndodhi pas këtij gjyqi?

Shteti grek vijoi ndjekjen e Dautit. Por mendoni se kishin qendra spiunazhi dhe kishin informacione.

Çfarë ndodhi më tej?

Duke qenë se Dauti ishte I lirë Greqia bëri një manovër tjetër. Dërgoi ministrin e Flotës Luftarake zotin Boçari. Nëpërmjet autoriteteve shqiptare ai kërkoi të takohej me tim Atë. Im atë në fakt nuk deshi ta takonte. Por autoritete e shtetit shqiptar ia mbushën mendjen ta bënte takimin. Dikush I tha që pavarësisht se çfarë mendonte, takimi nuk ka pse mos ta bënte. Pasi pranoi, im atë I vuri kusht që ta realizonte takimin 10 metra brenda kufirit shqiptar. Takimi u realizua sipas asaj që Dauti vendosi. U takuan brenda kufirit shqiptar. U ulën në bar dhe ai u prezantua. Ai I tha se I siguronte Dautit që të mos kishte asnjë problem dhe se qeveria greke e kishte falur. Madje I propozoi edhe se ku duhet të jetonte në Paramithi apo edhe nëse donte edhe në Athinë vetëm e vetëm të ikte nga Shqiëpria dhe të vinte në Greqi. Ministri ishte me orgjinë shqiptare nga Suli, fqinj me ne dhe këtë fakt ia tha edhe Dautit. Por Dauti ia preu: Unë nuk i kam bërë ndonjë gjë qeverisë greke që të më falë. Unë nuk i kam kërkuar dhe nuk pres falje. Në fakt qeveria greke duhet të më kërkojë falje mua sepse më ka varrë dhe më ka prerë familjen time dhe njerëzit e mi. Më ka marrë mallin dhe më ka zënë edhe vendin. I dërguari I thotë se duhet ti linin pas këto edhe për faktin se ishin të dy shqiptarë. Por Dauti këtu I thotë diçka shumë të rëndësishme:

“Koka ime është mësuar të jetojë nën hijen kuq e zi, ndërsa koka jote nën hijet laramane. Mua nën hijen laramene më zihet fryma. Prandaj nuk bëhet kjo punë”.

Si rrodhën ngjarjet pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia?

Në këto moment gjithcka ishte ekstrem dghe Greqia e donte em cdo kush. Edhe pse Italia e pushtopi Shqipërinë ende ushtria italaine nuk kishte ardhur në zonën e Konispolit. Këtë e shfrytëzuan grekët të cilët në shumë raste futeshin në thellësi të kufirit shqiptar. Disa herë edhe ushtarakët italianë ndeshëshin me grekët. Megjitahtë kaloi disa kohë dhe italianët erdhën edhe në Konipsol. Me të mbërritur ata nxorën një urdhër: Daut Hoxhës I ndalohet rreptësisht mbajtja e armëve të luftës. Sipas italianëve Dauti mbante armë greke. Në fakt kjo nuk ishte e vërtetë. Ai bante armë turke. Gjithsesi Dauti e priti shumë keq çarmatiosjen që Italia I bëri ati. Ia morën të gjitha rmët dhe kjo I krijoi një problem jot ë vogël Dautit. Nëkëtë kohë Asfalia greke ngarkoi qendrat e veta për tu organizuar sepse kishin informaicone që Italia do sulmonte Greqinë. Sipas të dhënave një nga krerët shqiptarë që do ta mbështeste këtë luftë ishte edhe Daut Hoxha me çetën e tij. Në jëtë moment agjensia secrete greke vendosi vrasjen e tij.

Po a kishte lidhje Dauti me italianët?

Im atë nuk kishte lidhje fare me italianët.

Po si ia bënte ai në këtë kohë pa armë? Ai gjithë jetën kishta mbajtur armë dhe befas nuk I ka më ato.

Kaluan disa kohë dhe ai mori një njoftim që të shkonte në Sarandë për të marrë armë. Mendoi që ti merrte armët që ia konsfiksuan. U nis nga Konispoli. Vangjel Pandoja nga Sopiku ishte agjent kryesor I Asfalisë që do të jete informata për lëvizjet e Dautit. Duke qenë se njihej me tim atë për shkak se e kishte punësuar disa herëe në pronën e tij, ai kishte një lloj miqësie dhe e shfrytëzoi këtë. Ai njoftoi që Dauti po lëvizte nga Konispoli në Sarandë. Çeta greke që u caktua për ta vrarë përbëhej nga 7 veta, 4 korofillakë dhe 3 kriminelë që ishin liruar nga burgjet për të kryer vrasje. Pikërisht në sheshin e Rrahut, 7 kilometra brenda kufirit shqiptar, në gjysmën e rrugës Konispol-Sarandë e vranë në pritë. Ekspertiza nxori që nuk ishte vrarë në vendin që u gjet por në vend tjetër.

Revista italiane “Illustrazione” ka nxjerrë një skicë sipas të cilës ai është vrarë në gjumë. Si është e vërteta?

Po e di që u dha version që ai ishte vrarë në gjumë. Po çfarë ishte Dauti i çmendur që të rrinte të flinte në hijen e goricës? Ai ndiqej nga grekët dhe nuk mund të flinte. Çfarë do me thënë kjo? E kishin vënë në anë të rrugës.

Përse pasi e vranë i prenë kokën?

Më pas e prenë kokën. Morën dy cobanë dhe ua vunë kokën në torbë dhe I mroën me vete. SHkuan në Filat dhe tmerri ishte i pranishëm. Nuk e besonin banorët. Marrja e kokës ishte për të bindur autoritete dhe e dyta për të marrë shpërklimin 500 mijë dhrahmi për t’i thënë popullisë se kështu do përfundonin. Për ti thënë se ne arritëm ta vrasim Daut Hoxhën dhe jo më juve.

Ku e varrosnë kokën?

Di që e varrosën por vendin nuk e kam mësuar. Ndoshta në Athinë, pro nuk kemi saktësi.

I bie që Daut Hoxha ka përfunduar si Ali Pashë Tepelena me dy varre, një në Konispol dhe një në Athinë?

Po tamam kështu. Unë pas viti 1990 i kam hequr eshtrat nga vendi i parë i varrimit dhe ia kam varrosur eshtrat në varrezat e fshatit.

Ju ishit 18 vjeç në atë kohë a ju kujtohet si e morët vesh ngjarjen?

Unë isha në arë duke punuar në Konispol. Isha në fushë sepse tokat në mal nuk na mbanin. Babi im ishte 44 vjeç kur e vranë. Familja ime përbëhejt nga dy prindërit babai dhe mamaja Adileja, 4 djem dhe dy vajza. Lajmin e mësuam nga një grua. Në fakt më parë ishte lajmëruar karabineria italiane. E varrosën në vend. Grekët kishin spiunë kudo. Gruaja I tha mamasë që u gjet një i vrarë. Dukej që ishte e informuar dhe bëri sikur kaloi rastësisht.

A iu bë ceremoni varrimi?

Jo. Vrasja u lajmërua në karabinieri në darkë, karabinieria erdhi në nëngjes. Kufoma ishte masakruar dhe u varros në vendin ku u gjet.

A u kryhen hetime?

Po, edhe u arrestuan dy persona. Sotir Demiri dhe Vangjel Pando u arrestuan por pas disa ditësh u liruan. Kushdo që të ketë shkrehur armën kuindër babait tim, vrasësit e vërtetë janë shqiptarët në funksion të Asfalisë greke. Në fillim hetimet ecën mirë, por habia ishte se u emërua një komanndat ushtarak italian për ti vazhduar më tej. Me të marrë në dorë hetimet ai I bllokoi ato. Madje liroie dhe dy të arrestuarit. Italianët jo vetëm I liruan të arrestuarit po I bënë edhe agjnetë për lloogari të Italisë në Greqi. Por ata ishin të Asfalisë dhe vepronin në mënyrë të dyfishtë.

Çfarë përfaqësonin dy të arrestuar?

Po Sotiri?

Aiishte një punëtor I tim eti. Prisni dru, bënte zjarre.

Domethënë Dautin e ka spiunuar argati i vet?

Po. Kështu.

A kishte mllef dhe inat për tu hakmarrë?

Vrasja krijoi zemërim të madh në Çamërinë e përtejme.

Po ju vetë personalisht?

Unë? Ti haja të gjallë. Më vranë babanë.

A bëtë ndonjë veprim?

Jo.

Si ecën hetimet?

Kur erdhi komisioni hetimor një anglez pyeti mamnë time Adilenë se kush ia kishte vrarë burrin. Mamaja tha prerë se vrasësit ishin grekërit. Nga e di ti, ia tha anglezi? E di i tha mamaja, ata kanë tërë jetën që e kërkonin. Anglezi vazhdoi duke e pyetur si kishte mudnësi që ajo nuk e dinte se Dauti kishte vrarë 70 e ca grekët dhe dinte që Dautin e kishin vrarë grekët. Por mamaja ime i tha anglezit. Kam unë tani një pyetje: Ku I varu Duati ata, në tokën greke apo në tokën e Dautit. Është tjetër që ata na pushtuan, na morën mallin dhe na vranë. Dauti ishte në tokën e tij dhe në shtpinë e tij.

Si e trajtoi Italia vrasjen?

Më pas ndodhi sulmi. Agjensia e lajmeve “Stefani” e dha lajmin. Benito Musolini mori vendimin për të sulmuar Greqinë. Ky ishte dhe shkak sepse lufta ishte e parashikuar që do ndodhte. Ata vetëm e shfrytëzuan varsjen e babait tim dhe e shërbyen si shkak. Edhe Greqia kishte kohë që po merrte masa. Një nga masat ishte edhe dëbimi masiv i çamëve në ujëdhesat e Turqisë. Kjo u bë sepse kështu ata elemonimin një forcë që do mbështeste Italinë në këtë sulm.

Revista italiane “Illustrazione” realizoi një skicë për varsjen. A është e saktë?

Jo. Ai jepet duke fjetur gjumë. Nuk kishte mundësi fare që Dauti të flinte kur për kokën e tij ishte vënë 500 mijë dhrahmi.

Çndodhi më pas?

Po ndodhi sulmi. Mua më mroën ushtar dhe për ironi unë ishte pjesë e sulmit të Italisë ndaj Greqisë.

Sa çamë morën pjesë?

Në luftë morën pjesë dy batalione çamë. Këta ishin të përndjekur nga qeveria greke dhe ishin të detyruar të kalonin këtej kufirit.

A luftuan?

Në luftë nuk bëhet kjo pyetje. Unë më vonë dola partizan dhe luftova kundër pushtuesëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY