BLEDI KASMI/ Kush rron nga shpata, nga shpata do të bjerë

BLEDI KASMI/ Kush rron nga shpata, nga shpata do të bjerë

72
0
Shares

E njëjta skemë dhe e njëjta dorë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të hequr dënimin me burgim të përjetshëm për kriminelin e kaosit të ’97, Aldo Bare, pason lirimin e Lul Berishës dhe të terroristëve të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Tre vendime në harkun kohor të pak javëve mjaftojnë për të kuptuar se Rama e ka një hall dhe një frikë të madhe që e ka shtyrë atë me kaq nxitim të ofrojë në oborrin e rojeve të tij këta kriminelë, ndërkohë që opozita është në një ofensivë politike të fortë dhe me mbështetje popullore dhe ndërkombëtare të sinkronizuar për zgjedhje të lira e qeveri teknike.
Duke gjykuar si lepuri, se me hapjen e burgjeve mund të vrasë frikën në barkun e tij, për atë që e pret politikisht, ai harron se mund të ketë bërë një gabim fatal për veten. Ai po rihap llogari të pambyllura të krimit duke u bërë palë në këtë luftë mes bandave.
Bandat rivale të ortakëve të Ramës të përfshirë në krime të përbindshme dhe që kanë qenë të çaktivizuara deri dje, nuk do të mund ta falin lehtësisht Ramën që po i liron kundërshtarët. Ai i ka hedhur kripë plagëve që ende kullojnë gjak, duke u bërë vetë aktor në këtë histori, fundin e së cilës askush nuk do të mund ta parashikojë më.
Rama ka rikthyer orën e historisë të paktën 20 vite pas në marsin e vitit ’97. Destabilizimi mund të jetë më i afërt se çfarë mund të jetë imagjinuar. Rama ka rrëzuar shtetin dhe ligjin dhe ja ka dorëzuar ato bandave të krimit për të qenë të plotfuqishme, duke hapur rrugën e vetëgjyqësisë, e cila nuk dihet se nga kush dhe se si mund të fillojë.
Ora e hakmarrjes mes bandave ngriu që nga viti 2005, kur të gjithë këta kriminelë përfunduan në qelitë e burgjeve. Ajo drejtësi i dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa drejtësia e rilindur e Vetting-ut, presioneve dhe komandimit ndaj gjyqtarëve po i nxjerr nga burgu, duke qenë një dëshmi më shumë se ajo do të jetë në shërbim të krimit.
Hapja e burgjeve e ka nxjerrë djallin nga shishja. Nesër nuk do të jetë më si më parë. Inatet, urrejtjet dhe hakmarrjet e vjetra do të ringjallen. Ora politike ka vdekur njëlloj si 20 vite më parë dhe i gjithë pushteti sot është i organizatave të krimit. Vetëm se ndryshe nga tmerri i vitit ’97 tani, në llogaritë e hakmarrjes së bandave rivale në krime, është vetofruar Rama.
E vështirë të futesh në mendjen e krimit, por mund të parashikosh se si mund të jetë hakmarrja e tyre. Do të jetë e egër. Rama ka grisur përfundimisht kostumin kryeministror dhe ka marrë mbi supe spaletat e krimit. Duke qenë në izolim të plotë politik brenda vendit dhe nga komuniteti ndërkombëtar duke nisur nga Shtetet e Bashkuara, Rama ka menduar se mund të mbijetojë politikisht, duke marrë armët dhe të dalë malit bashkë me çetën e krimit.
Ka nisur lufta partizane ndaj zgjedhjeve dhe votës së lirë së shqiptarëve. Fytyra e pushtetit të krimit nuk ka asgjë të përbashkët me atë të një vendi anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut. Në fakt po tentohet të rilindë një shtet monstër në zemër të Europës i ngjashëm me atë të Kadirovit të Putinit në Çeçeni në qendër të të cilit është pushteti personal i një pushti.
Një shprehje profetike thotë se kush rron nga shpata, nga shpata do të vdesë. Historia e krimit në këto 26 vite në Shqipëri e ka provuar këtë. Askush nga bota e krimit nuk ka mundur të mbijetojë në këtë xhungël, përveçse në burg. Hakmarrja e krimit është e egër. Ai nuk pyet as për armatën që të mbron dhe as për makina të blinduara. Sa shembuj të tillë ka pasur në këto 26 vite, duke nisur nga Gina, i njohuri i dikurshëm i Ramës?
Për t’i shpëtuar hakmarrjes së shqiptarëve me votë, Rama ka ndezur një zjarr tjetër duke ftuar hakmarrjen e krimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY