Deputeti Ben Blushi i cili votoi kundër rifillimit të procedurave të vettingut nga parlamenti ka shpjeguar sot të gjitha shkeljet ligjore që u bënë mbrëmë në senacën e jashtëzakonshme parlamentare.
“Ligji i Vetingut është miratuar me 84 vota. Dje ai ndryshoi duke i dhënë Kuvendit një kompetencë që nuk e ka me 81 vota. Parlamenti vendosi të ndryshojë afatet e paraqitjes së kandidatëve si dhe te shtojë kandidatë të tjerë, të cilët ishin skualifikuar. Kjo ndodhi në Cadrën e Padrejtësisë së Partive të Vjetra”, shkruan Blushi.
Dy depytetët e Libra votuan kundër vendimit të Parlamentit megjithëse kishin deklaruar më herët se do të votonin cdo vendim në lidhje me reformën në drejtësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/