Të intervistuara pas hekurave te burgut, vajzat apo nenat e reja te divorcuara, rrëfejnë se cilët janë klientët VIP të tyre.
Të dhënat Zyrtare tregojnë se prostitucioni po kthehet në një shqetësim, ndërsa policia se fundmi ka identifikuar edhe prostitucionin e luksit.
“Kur dal për të gjetur klientë shkoj në një lokal me muzikë, vishem në mënyrë provokuese. Kush me afrohet i them jam vajzë pune”, tregon Besa.
“Unë dilja kur më telefononin klientët”, thotë Ana.
Ana dhe Besa janë pjese e një grupi prej 22 personash ku mes tyre 10 janë prostituta, të cilat ofronin shërbime seksi në Tiranë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Drejtësisë prostitucioni po kthehet në një shqetësim, ndërkohë që për policinë është identifikuar së fundmi edhe prostitucioni i luksit.
“Ashtu siç e tregoi edhe operacioni i fundit i Policisë së Shtetit kryesisht ka një rrjet. Nëpërmjet taksistëve apo edhe ndihmësve të tyre, të cilët ndihmojnë vajzat që të ushtrojnë prostitucionin”, shprehet Elona Gjebrea, zv/Ministre e Brendshme. TCH
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/