Tiranë, hidrauliku 59-vjeçar marroset pas infermieres, i futet fshehurazi në shtëpi dhe…

Tiranë, hidrauliku 59-vjeçar marroset pas infermieres, i futet fshehurazi në shtëpi dhe…

54
0
Shares

Një 59-vjeçar nga Tiranë, me profesion hidraulik është fiksuar pas një gruaje të divorcuar, infermiere, së cilës i ka kërkuar me ngulm një lidhje dashurie. Propozimi i bërë nga Skënder H., verën e vitit të kaluar është refuzuar nga ana e së divorcuarës me iniciale Xh. X., fakt që nuk është pritur mirë nga ana e Skënder H. Ai e ka terrorizuar gruan që kërkonte ta kishte partnere duke iu futur fshehurazi në shtëpi.
E ndjerë e frikësuar, Xh. X., ka shkuar në Polici në gusht të vitit 2016 dhe ai përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës ku u dënua me 8 muaj burg.
Gjatë hetimit, Skënder H. e ka pranuar pjesërisht akuzën.
Gazeta “Panorama” shkruan sot se e divorcuara ka shpjeguar se është njohur me të pandehurin Skënder H., prej disa kohësh pasi ai shpeshherë e ndihmonte kur ajo kishte ndonjë punë apo riparim në banesë. Dy javët e fundit ai kishte filluar ta ngacmonte duke insistuar që të krijonte lidhje dashurie. Një ditë kur është kthyer në shtëpi, e ka gjetur të pandehurin në sallonin e shtëpisë së saj. Ajo ka menduar se ai i kishte bërë kopje të çelësave të banesës kur ka kryer punime aty. Këto veprime i kanë shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Po kështu, në datën 16 gusht 2016 në orën 6 të mëngjesit, i pandehuri e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar me insistim t’i jepte çelësat e shtëpisë me qëllim që të hynte e ta priste brenda.
Në një rast, ajo ka shkuar me vrap brenda në banesë, duke mbyllur derën me çelës dhe Skënder H. i ka shkuar nga pas duke i rënë derës me shkelma dhe duke bërtitur “do të të vras!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY