SHËNIM/ E mbani mend?! Edi Rama në 21 janar 2011 “u hodh...

SHËNIM/ E mbani mend?! Edi Rama në 21 janar 2011 “u hodh nga pallati” se nuk i jepnin çelësat…, por ra në të thatë

160
0
Shares

Nga Artur Bego

Kryeministri Edi Rama, në kushtet kur nuk di ç’të bëjë përballë protestës së opozitës, herë lëshon ftesa për dialog, herë e tërheq ftesën, nën pretekstin se nuk pranon kushte. Për aq kohë sa nuk po merr një garanci nga Ilir Meta për vijimësinë e koalicionit, Rama lëviz në këtë “segment” nga “ftesa – te ftesa pa kushte”.
Këtë bëri edhe sot në edicionin e të dielës së radhës, të redaktuar e të moderuar prej atij vetë… Por sot, këtë “paqartësi” e “moskristalizim” të atij vetë, se carë i kërkohet nga opozita dhe çfarë ai (nuk)ofron, zgjodhi ta bëjë me një batutë të tipit “është njësoj si të ngjitesh majë një pallati, e të kërcënosh: ose më jepni çelësat e gjithë pallatit, ose do hidhem”.
Afërmendsh e ka pasur fjalën për kërkesën e opozitës për qeveri teknike…, për të cilën nuk di si të (mos)përgjigjet…
Por, atë që Rama sot në edicionin e lajmeve të tij, të së dielës së radhës e quajti “kërcënim” të opozitës, ai e ka bërë…
E mbani mend 21 janarin 2011…?!
Çfarë bëri Rama…?!
Hipi në majë të pallatit dhe pas paralajmërim e pa kërcënim u hodh prej andej, por si djalë deti, nuk llogariti se do të binte në tokë…
Shkurt..!
Për një bllok të aleatit të tij të mëvonshëm rrezikoi kot për çelësat, ra në të thatë…, por çelësat nuk i mori që nuk i mori dot.
Dhe ndaj që prej asaj date, çdo njëvjetor, më tepër si ngushëllim për veten, qeras me kafe familjarët e katër viktimave që “u vetëhodhën” nga pallati për çelësat e Edi Ramës…, të cilat në vitin 2013 “ia dorëzoi” vetë, ai që e bëri të hidhej nga pallati…, Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY