Lulzim Basha akuzë të fortë: Edi Rama po përgatit operacion të madh...

Lulzim Basha akuzë të fortë: Edi Rama po përgatit operacion të madh për pastrimin e parave

79
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë nga çadra e protestës duke akuzuar publikisht kryeministrin, Edi Rama për pastrim parash.
Gjatë një komunikimi me mediat, Basha përmendi shkarkimin nga detyra të Enkeleda Shehit, bashkëshortes së kreut të LZHK-së, Dashamir Shehi, e cila mbante postin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare.
Sipas liderit të opozitës, ky ishte institucioni i vetëm që Rama nuk e kishte në kontroll dhe me shkarkimin e Shehit, sipas tij, kryeministrit po përgatitet për pastrim parash në shifra të mëdha.
“Enkeleda Shehi është padyshim një nga personat më të kualifikuar në Ballkan dhe Europë për punën që bën e vetmja që është votuar dy herë me 120 vota në Kuvendin e Shqipërisë, me dy kualifikime amerikane dhe britanike në fushën e parashikimit të dinamikave të primeve të sigurimeve. Është bashkëshortja e njëri prej krerëve të koalicioni tonë, Dashamir Shehit.
Hakmarrja politike është një dimension, por pas hakmarrjes politike fshihet diçka më e madhe. Rama pasi i hapi dyert krimit të organizuar dhe parave të drogës, ka marrë në dorë një operacion masiv kombëtar e ndërkombëtar për pastrimin e parave. Për këtë arsye ka përfshirë familjarët e tij në një bankë të dyshuar për transaksione për pastrimin e parave. Dhe pas kapjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, qëndrojnë po kështu familjarët e Edi Ramës. Po kështu përpjekja do të jetë që të vendosen gjoba të majme ndaj kompanive të sigurimeve në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Është e qartë që shteti mafioz kriminal dhe narkotrafikant i Edi Ramës nuk ndalet para asgjëje për të asgjësuar çdo institucion të pavarur. Asnjë institucioni i pavarur nuk ka mbetur pa u asgjësuar nga krimi, droga dhe nga shteti narkotrafikant i Edi Ramës. Ka rënë Parlamenti. Është një Parlament i krimit. Ligji për Dekriminalizimin nuk zbatohet. Kanë rënë bashkitë e vendit. Ka rënë pushteti i tretë, mediat, se janë në presionin e tyre”, akuzoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY