FOTO GALERI/ Kamëz, bashkia investime në 2017 për 30 projekte në Paskuqan

FOTO GALERI/ Kamëz, bashkia investime në 2017 për 30 projekte në Paskuqan

265
0
Shares

Image GalleryBashkia Kamëz vazhdon të investojë në infrastrukturë pavarësisht vetos qeveritare duke mos financuar mjaft projekte në infrastrukturë. Por bashkia vazhdon punën duke mundësuar realizimin e  investimeve fal të ardhurave vendore. Përgjatë këtyre ditëve kryebashkiaku Mziu ka inspektuar disa investime të cilat po përfundojnë kryesisht në Paskuqan por dhe në Kamëz.
Një prej investimet më të rëndësishme të bashkisë është dhe aksi rrugor prej 7 km nga Ura e Institutit Bujqësor në Babrru prej 7 km.
Kryebashkiaku Mziu ka inspektuar punimet në të tre akset e këtij investimi tejet të rëndësishëm që ju vjen në ndihmë jo vetëm mbi 50 mijë banorëve të Paskuqanit por dhe lidhjes së atyre që qarkullojnë përmes këtij aksi rrugor me Tiranën. 
Mziu ka inspektuar punimet që po kryhen në 3 lotet e prokuruara të rrugës “Demokracia” në Paskuqan, një prej investimeve madhore të Bashkisë Kamëz, investim që është drejt përfundimit.  Projekti për rehabilitimin e plotë të rrugës “Demokracia”, që është edhe rruga kryesore e Paskuqanit, është drejt realizmit të tij. Në projektin e hartuar nga specialistët e urbanistikës në Bashkinë Kamëz është parashikuar ndriçimi rrugor dhe gjelbërimi gjatë gjithë gjatësisë. Ndërkaq, ky segment rrugor i rëndësishëm për komunitetin e banorëve do të ketë trotuare në të dyja anët, të cilat do të bëhen me pllaka. Kjo rrugë do të jetë e pajisur edhe me sinjalistikë horizontale dhe vertikale. Ky projekt është ndër më të rëndësishmit që ka hartuar Bashkia Kamëz për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e Paskuqanit. Kjo, për vetë faktin se ky segment rrugor bën lidhjen jo vetëm të mijëra banorëve të kësaj zone me Tiranën dhe Kamzën, por edhe të gjitha njësive administrative përreth. Realizimi i projektit do të bëjë të mundur jo vetëm lehtësimin e lëvizjes së këmbësorëve dhe të automjeteve, por do të jetë një shkak më shumë që kjo zonë të zhvillohet më tej, duke qenë se mund të shtohet numri i bizneseve të reja që do të hapen. Kjo do të sjellë edhe rritjen e numrit të të punësuarve dhe mirëqenien e komunitetit.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, ka inspektuar punimet që po kryhen në një tjetër investim në lagjen Paskuqan 2, Vresht. Në këtë zonë po ndërtohet një rrugë e re që përfshin disa segmente rrugore, siç është rruga “Gramozi”, rruga “Ejup Topojani”, si dhe dy segmente tërësisht të reja që janë hapur nga Bashkia Kamëz. Bashkë me rrugën e re do të ndërtohet edhe rrjeti i kanalizimeve.  Gjatë inspektimit, kryebashkiaku i Kamzës është takuar edhe me banorë të zonës, të cilët i kanë shprehur atij përgëzimet dhe falënderimet për këtë premtim të mbajtur.  Kryebashkiaku Xhelal Mziu inspektoi punimet në rrugët “Abdyl Frashëri” dhe “Abdyl Elmazi” në Paskuqan 2, Vresht. Në këtë zonë po kryhen disa investime. Një prej tyre është zgjerimi dhe ndërtimi i segmenteve rrugore në rrugët “Abdyl Frashëri” dhe “Abdyl Elmazi”. Ky nuk është investimi i vetëm në këtë zonë, pasi aty po realizohet edhe ndërtimi i një tjetër rruge, me të gjithë parametrat. Përveç këtij investimi, rreth 30 projekte të reja për vitin 2017 do të realizohen në Njësinë Administrative të Paskuqanit, për të bërë të mundur përmirësimin e dukshëm të infrastrukturës urbane në këtë zonë. Ky është një tjetër premtim i mbajtur i z. Mziu, i cili ka garantuar se investimet e Bashkisë nuk do të mbarojnë me kaq, por do të vijnë duke u shtuar, pavarësisht nga indiferenca e një qeverie të rënë tashmë, e cila nuk ka akorduar asnjë financim për qytetarët dhe Bashkinë e Kamzës.

Bum investimesh në Paskuqan për vitin 2017
Në vitin e dytë që Njësia Administrative e Paskuqanit është bashkë me Kamzën, Bashkia e këtij qyteti ka parashikuar një bum investimesh në këtë zonë. Projektet e planifikuara për t’u zbatuar në Paskuqan janë më shumë se një vit më parë dhe shtrihen në lagje të ndryshme të kësaj zone. Më e rëndësishmja është se këto projekte do të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm social. Kjo, për vetë faktin se investimet që do të realizohen, janë ndërhyrje që do të bëhen në infrastrukturën urbane, kryesisht në ndërtimin e rrugëve dhe në ndërtimin e kanalizimeve. 
Ndër investimet e parashikuara për vitin 2017 në Paskuqan, është ndërtimi i rrugës “Arben Broci” dhe i kanalizimeve në lagjen Paskuqan 2 dhe te QTA; ndërtimi i rrugëve “Ejll Dedja”, “Ismail Qemali”, “Isuf Xhelili” në lagjen Paskuqan 2; ndërtimi i rrugës “Halim Xhelo” në lagjen Paskuqan 1; vazhdimi i shkarkimit të liqenit të Paskuqanit si dhe segmenti tjetër i rrugës “Arben Broci” në lagjen Paskuqan 2; ndërtimi i rrugëve “Avni Rustemi”, “Gjok Doçi” në lagjen Paskuqan 2; ndërtimi i rrugës “Ymer Haxhi Prizreni” në Babrru-Shpat; ndërtimi i rrugës “Nënë Tereza” në Fushë-Kërçik; ndërtimi i rrugës “Veli Dede” si dhe kanalizimet në Fushë-Kërçik; ndërtimi i rrugës “Dile Marku” në Paskuqan 2; ndërtimi i rrugës “Konferenca e Bujanit” në Babrru; ndërtimi i rrugës “Bule Naipi” në Paskuqan 2; ndërtimi i rrugës “Isa Boletini” në Paskuqan 1; ndërtimi i rrugës “Leka i Madh” në Paskuqan 1; ndërtimi i rrugës “Ndoc Gjetja” në Babrru-Kodër; ndërtimi i rrugës “Tajar Zavalani” në Babrru-Shpat; ndërtimi i rrugës “Ajet Xhindoli” në Paskuqan 2 ,Vresht; ndërtimi i rrugës te shkarkimi i Bovillës, Babrru, Kodër e Kuqe. Ndërkaq, edhe investimet në kanalizime do të shtrihen në shumë zona të Paskuqanit. Mes tyre është ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura në lagjen Fushë-Kërçik; ndërtimi i kanalizimeve mbrapa xhamisë në Babrru-Qendër; ndërtimi i kanalizimeve në dy segmente në Kodër të Kuqe; ndërtimi i kanalizimeve në rrugën “Xhovani Fausti” te lagjja Paskuqan 2; ndërtimi i kanalizimeve te rruga “Aleks Buda” në Paskuqan 2, Vresht; ndërtimi i kanalizimeve te rruga “Ago Agaj” në Paskuqan 2, Vresht; ndërtimi i kanalizimeve te rruga “Abdyl Elmazi” Paskuqan 2, Vresht; ndërtimi i kanalizimeve tek rruga “Abdyl Ypi” Paskuqan 2, Vresht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY