KAMPION I EUROPES/Izmir Smajlaj bën shqiponjën, ngre ‘dronin’ tjetër në Beograd

KAMPION I EUROPES/Izmir Smajlaj bën shqiponjën, ngre ‘dronin’ tjetër në Beograd

63
0
Shares

Izmir Smajlaj është shpallur sot kampion e Europës në hedhje së gjati në salla të mbyllura gjatë zhvillimit të lojrave në atletikë në Begrad.

Fillimisht Smajlaj realizoi një hedhje të parë 7,81 metra, poshtë pritshmërisë ndërsa me hedhjen e dytë realizoi gjatësinë 8,02 metra, një rekord i ri kombëtar.

Kjo hedhje i mundësoi atij që të zinte menjëherë vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, në ndjekje të suedezit Torneus që kishte realizuar 8,08 që në provën e parë.

Prova e tretë ishte një faull, ndërsa në të katërtën nuk realizoi një hedhje të plotë, duke rrëshqitur në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, i kaluar edhe nga ukrainasi Nikiforov. Smajlaj kreu faull edhe në hedhjen e pestë, por rezistoi në vendin e tretë në klasifikim që i siguronte medaljen.

Në hedhjen e fundit Smajlaj dhuroi spektakël, atë hedhjen perfekte, 8,8 metra, për të realizuar rekordin e ri kombëtar dhe për të marrë kreun e renditjes, kur mbetej vetëm suedezi Torneus në garë. Ky i fundit nuk ia doli të realizonte një hedhje më të mirë dhe medalja e artë i shkoi pikërisht atletit shqiptar që u shpall Kampion Europe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY