Policia e Shkodrës ka dhënë detajë të hollësishme rreth bandës së gjobave nëkëtë qytet, pak pasi shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër , kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “ILLEGAL BILLS “.
Ky Operacion Policor eshte permbyllur ne kuader te nje hetimi te zhvilluar nga sherbimet e specializuara te Drejtorise Vendore te Policise Shkoder , ne bashkepunim me Prokurorine Prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane , hetim i cili ka zgjatur per nje periudhe 6 mujore.
Ky hetim ka qene i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrengimit me me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise, Grup i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” , vepra penale keto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 te Kodit Penal.
Sot ne date 04.03.2017 sherbimet e Drejtorise Vendore te Policise Shkoder , te mbeshtetura nga Forca e Posaçme Operacionale ne Drejtorine per Krimin e Organizuar dhe Krimet e Renda Tirane , Forcat te Repartit Special Renea dhe FNSH Shkoder kane kryer ekzekutimin e vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane “Arrest ne Burg “ per shtetasit ;
1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues ne Lagjen Guerrile Shkodër , i dënuar me parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 te K.Penal.
2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues ne lagjen Guerrile Shkodër , ne gjëndje gjyqesore i dënuar .
3. Denis Zaim Skutina , i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues ne Lagjen Naim Gjylbegu , Shkodër .
4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen Naim Gjylbegu , Shkodër .
5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen Qemal Stafa Shkodër .
6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen Ahmet Haxhia , i denuar .
7. Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964 , lindur dhe banues ne lagjen Kongresi i Permetit Shkoder .
Permes ketij hetimi eshte dokumentuar në menyre të plotë e te gjithanshme aktiviteti kriminal i Shtrengimit me me ane te kanosjes ose dhunes per dhenien e pasurise, Grup i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” , vepra penale keto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 te Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryerin me njeri tjetrin ne bashkepunim , te shtrire kryesisht ne zonen e njohur si Tregu i Zdrales dhe Rruga e Gjena e Kirasit , ne qytetin Shkoder .
Keta shtetas ne bashkepunim me njeri tjetrin , duke shfrytezuar rrezikshmerine kriminale qe ata paraqesin , me ane te shtrengimit, dhunes dhe kanosjes , kishin ngfritu nje skemi perfitimi te paligjshem duke ju marre pagesa çdo muaj biznese private te cilat ushtronin aktivitetin ne zonen e njohur si Tregu I Zdrales dhe Rruga e Gjene e Kirasit Shkoder .
Gjate ekzekutimit te urdherave , kontrolleve te banesave jane sekuestruar me cilesine e proves material ;
• Dy automjete , nje autoveture Mercedez Benx , i blinduar me targe AC 108-u dhe nje autoveture Fiat.
• 7 telefona celulare
• 6 uniforma kamuflazhi
• Nje targe automjeti BP 1065 HT.
• Nje pale dylbi ,
• Tre skafandra motori
• Nje sasi lende narkotike e llojit cannabis sativa
• Fletore shenimesh , me shenime te emrave te personave dhe leket .
Ne vijim informojme se Drejtoria Vendore e Policise Shkoder vijon punen per dokumentimin e aktivitetit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet kriminal .
Materialet e pergatitura jane percjelle Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/