Aldo Bumci i përvishet Mogherinit: Ka interesa të tjera, jo të BE-së

Aldo Bumci i përvishet Mogherinit: Ka interesa të tjera, jo të BE-së

109
0
Shares

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumci deklaroi sonte në një intervistë ëpr Ora neës se deklarata gjysmake nga zyrtarë të Brukselit që vizitojnë Tiranën nuk përfaqësojnë BE dhe deklaratën e tij në dhjetor të 2016.

“Kur kancelarja Merkel dhe gjithë drejtuesit e Europës në dhjetor nuk dhanë negociatat dhe u thanë shqiptarëve zgjedhjet, krimi, droga dhe përfaqësuesi këtu i BE nuk thotë asnjë fjalë për krimin, për drogën, më thoni kë përfaqëson? Përfaqëson vullnetin e BE? Kur BE thotë bëni zgjedhje të lira sepse nuk i keni bërë, luftoni drogën se ka mbytur Shqipërinë, është bërë kryeqyteti i drogës. A erdhi Prokurori i Antimafias para një jave këtu?A deklaroi që kemi në dy vitet e fundit trefishim të sasisë që shkon në Itali. A e ka bërë si shtëpinë e tij Prokurori i Leçes, që tha Otranto është bërë si një autostradë e trafikut të drogës”, tha deputeti i PD, Aldo Bumci duke theksuar deklaratën e Mogherimit që rreshtoi vetëm vettingun dhe refromën në drejtësi si kuisht për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

E qartë por deklarata e Bashës?

Bumçi: Deklarata është për të gjithë ata. Kryeministri pati një tëitter që tha: Ja është shumë e qartë që kërkohet vetëm vettingu. Gënjeshtër, mashtrim. Dhe kush u thotë këtë shqiptarëve mashtron, hipokrit, nuk i do të mirën këtij vendi. Sepse krimi, droga dhe zgjeshjet është qëndrimi i BE, deklarata e dhjetorit. Është rezoluta e PE para dy javësh. Kush nuk përmend këtë nga përfaqësuesit e BE nuk përfaqëson BE dhe vlerat e saj, përfaqëson interesa të tjera. Më e qartë se kaq bësoj se nuk mund të jetë. Nuk pranojmë askënd të vijë të na japë leksione. Qëndrimin e BE po, por jo të tjerë që kanë interesa të tjera dhe jo të BE. Kur Merkel thotë zgjedhjet, krimi, droga, kush janë të tjerët, kë përfaqësojnë? Kur KiE thotë Shqipërisë nuk i hapen negociatat, duhet të presin pranverën e 2018.

Bumçi është në një linje me Bashën kur thotë se kushdo që deklaron se negociatat me BE hapen vetëm me zbatimin e vettingut mashtron dhe nuk i do të mirën Shqipërisë.

Bumçi: Le ta vlerësojmë këtë deklaratë të zonjës Mogherini me atë që ka thënë KiE në dhjetor kur nuk hapi negociata. Tha do rishikohet Shqipëria nëse ka përmbushur këto 8 detyra në pranverën e 2018. Në rastin më të mirë pas zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhjet janë kusht parësor, kushti i parë. Pa zgjedhje të lira nuk ka integrim europian. Por pritet pranvera e 2018 ose fundi i 2017. Këtë thotë BE. Doli Presidenti Lajçak që është Ministër i Jashtëm i Sllovakisë që kishte Presidencën, krahasoni këtë deklaratë që thotë zgjedhjet, krimi, droga, pranvera e 2018 me deklaratën vettingu dhe do hapen tani. Kush nuk thotë të vërtetën, kush gënjen, kush nuk përfaqëson BE? KiE apo këto deklarata? A mund të ketë Europë pa zgjedhje të lira? Pse këtu nuk thuhet asnjë fjalë nga përfaqësuesit e tyre?

Ai përjashton çdo lloj dialogu me mazhorancën pa garancinë për qeveri teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY