Kështu fitohen 300 mijë lekë nga shërbimi sekret i policisë

Kështu fitohen 300 mijë lekë nga shërbimi sekret i policisë

69
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka vendosur një shpërblim prej 300 mijë lekë për të gjkithë ata që japin informacion për narkotikët në vend.

Në këtë kuadër, SHÇBA vë në dispozicion të publikut linjën e gjelbër 0800 90 90 për çdo informacion mbi rastet e implikimit apo favorizimit të kësaj veprimtarie të kundraligjshme, nga punonjës policie dhe jo vetëm.

Shërbimi, ka ngritur një grup të posaçëm pune, që do të trajtojë dhe shqyrtojë të gjitha të dhënat apo informacionet që shtetasit do të ofrojnë nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 90 90 duke nisur nga trafikimi i farës së kanabisit, grupet kriminale që merren me shpërndarjen e narkotikëve, informacion mbi personat që do të tentojnë kultivimin e bimës narkotike etj.

Çdo e dhënë apo informacion do të vlerësohet nga SHÇBA, duke ruajtur e garantuar anonimatin, dhe për çdo shtetas që do të ofrojë informacion të vlefshëm, është vënë në dispozion një fond shpërblimi, i cili për nga rëndësia dhe vërtetësia e informacionit do të shkojë deri në 300 mijë lekë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme fton çdo shtetas të bashkëpunojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundraligjshme të kultivimit të bimëve narkotike në vendin tonë, duke kontribuar për një ambjent më të sigurt dhe një Shqipëri më të mirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY