Basha komenton incidentin e paradites në cadër: Edi Rama distancohu nga përcarja

Basha komenton incidentin e paradites në cadër: Edi Rama distancohu nga përcarja

88
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar gjatë një bisedë që kishte pasdite me protestuesit incidentin e paradites në tenden e opozitës.

“Edi Rama hiq dorë nga përçarja, distancohu nga thirrja e provokatores tënde në këtë çadër, distancohu ose mbaj përgjegjësi para shqiptarëve si përçarës i kombit! Shqiptarët nuk ta falin! Streha e fundit e krimit, streha e fundit e maskarallëkut është patriotizmi i rremë por po kështu paska edhe një strehë tjetër kur i fryn përçarjes kombëtare sepse nuk ke kurajon të ballafaqohesh me qyetarët e bashkuar shqiptarë që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme përmes largimit të kësaj qeverie, sepse kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës”.

Një referim e bëri edhe për tendën përballë të ashtuquajtur të Vettingut.

“Shikojini këto fytyra dhe përgjigjuni, mendoni se Edi Ramës i dhemb barku për drejtësinë e vërtetë dhe qytetarët që pësojnë padrejtësi apo ka merakun e këtyre me të cilët erdhi në pushtet dhe mban sot pushtetin. A mund të ketë reformë të vërtetë në drejtësi për sa kohë kjo qeveri është në pushtet? Zgjedhjet dhe reforma në drejtësi, demokracia dhe drejtësia janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, vettingu dhe drejtësia e pa kapur do të çlirohen vetëm me largimin e Edi Ramës dhe me një qeveri teknike që do ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe po kështu drejtësisë së pakapur”.

Kreu i opozites Lulzim Basha i eshte pergjigjur me këtë rast edhe kerkeses se ambasadorit amerikan Donald Lu i cili ne nje takim me gazetaret tha sot se opozita te protestoje por te votoje vetingun.

“Ligji i vetingut do votohet vetëm kur të jetë hapur rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zgjedhje të lira arrihen vetëm përmes një qeverie teknike, asnjë zgjidhje tjetër, është utopike, naive dhe e rrezikshme për vendin tu thuash shqiptarëve mbani dhe ca kohë kriminelët në parlament, ndoshta bëhen dhe ndoshta nuk bëhen zgjedhje të ndershme por hajde të votojmë vetingun”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY