Ambasadori amerikan Donald Lu është shprehur sot edhe në lidhje debatin që u zhvilluar para pak ditësh me Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i cili bëri publike se i kishin hequr vizën amerikane në ambasadën e Tiranës.
“Dua të them se nuk kam asgjë kundër Z. Llalla. Ishim të shqetësuar që kishte ndërmarrë tri hapa të veçuara që dukeshin se ishin të vendosura për të minuar reformën në drejtësi dhe ne i kishim bërë një premtim popullit shqiptar se kur ta shihnim këtë do të ngrinim zërin. Mendoj se duhet t’i përgjigjemi këtij angazhimi”, tha ambasadori Lu.
Një ndër arsyet e heqjes së vizës lidhej edhe me propozimet e Llallës për institucionet e drejtësisë nga ana e prokurorive të rretheve dhe asaj të Përgjithshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/