Pezullohet shërbimi urban në Vlorë. Për më se një orë punonjësit e këtij shërbimi publik në varësi të bashkisë Vlorë kanë pezulluar lëvizjen, ndërsa shkak është bërë konkurrenca e pandershme, por njëkohësisht edhe gjendja aktuale e autobusëve urban. Punonjësit ngrenë shqetësimin e futjes në linja paralele me ta të subjektit privat, çka ka sjelle problematika të mëdha të lidhura me oraret që nuk zbatohen. Ata thonë se futja e një tjetër operatori privat është tërësisht jashtë ligjit.
Duke ngritur problemin e autobusëve dhe gjendjes së tyre të amortizuar, punonjësit e këtij shërbimi urban kanë fajësuar drejtuesin e këtij institucioni, që sipas tyre mbetet i paafte të përmirësoje punën dhe të mos lejoje futjen e një tjetër linje paralele.
Punonjësit e parkut urban publik në Vlorë kanë konfirmuar se kanë marrë një premtim për ndryshimin e situatës nga ana e vetë drejtuesve të bashkisë, ndërkohë që nëse diçka nuk do të ndryshojë protesta e tyre do të vijojë të përshkallëzohet. Shërbimi urban publik në Vlorë rrezikon deri edhe falimentimin e vet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/