OPERACIONI/Policia e Shtetit rikontroll Lazaratit për drogë

OPERACIONI/Policia e Shtetit rikontroll Lazaratit për drogë

77
0
Shares

Policia e Shtetit ka lajmëruar një tjetër operacion masiv në të gjithë vendin duke pasur në fokus ato zona të cilat janë përmendur për kanabis dhjetë vitet e fundit dhe ndër më kryesori është Lazarati.

Operacioni ka filluar rreth orës 16.00 të ditës së sotme dhe do vijojë disa ditë rresht, ai do të kryhet nga toka e nga ajri ndërsa janë përfshirë 4150 punonjës policie., përfshirë edhe FNSH.

Operacioni ka për qëllim të kryejë kontroll të imtësishëm të gjitha serave, depove, magazinave, ambjenteve dhe shtëpive të braktisura, tuneleve e ish reparte ushtarake.

Kontrollet do përqendrohen në çdo vend ku përgjatë 10 viteve të fundit është evidentuar kultivim i bimëve narkotike.

Kontrollet nga ajri do përqendrohen në zonat malore e të thepisura.

Në kontrollet nga ajri do përfshihet FNSH ku do kontrollohet çdo stan e parcelë që gjatë 10 viteve të kaluara ka pasur bimë narkotike të kultivuara .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY