Kreu i nismës “Zgjidhja” dhe ish deputeti më i rëndësishëm i PS deklaroi sot nga Durrësi se kërkesa e opozitëë spër zgjedhje të drejta e të lira është e drejtë, ndërkohë që tha se protesta e opozitës nuk është vetëm me demokratë.
“Zgjedhjet me standarte nuk janë përfitim për opozitën, por fitore e padiskutueshme për popullin dhe Shqipërinë. Ne nuk paragjykojmë aksionin e opozitës për aq kohë sa protesta e saj mbetet paqësore. Jam i bindur që në manifestimet e 18 shkurtit ishin shumë qytetarë që nuk kërkojnë thjesht që të ikë Rama dhe të vijë Basha. As thjesht të ikë një palë dhe të vijë një palë tjetër. Protesta e atyre mijëra e mijëra qytetarëve duhet të lexohet me shumë kujdes. As një vend tjetër në rajon dhe botë nuk është në këtë situatë, nuk diskuton zgjedhjet. Në Shqipëri për shkak se nuk ka zgjedhje të lira nuk ka shtet ligjor”, tha ai.
Duke i quajtur dy partitë e mëdha përgjegjëse për kulturën e pandëshkueshmërisë dhe vjedhjen e zgjedhjeve, Kokëdhima tha se votimi elektronik do të ishte një zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
“Të dy palët rafinuan një sistem të sofistikuar të manipulimit të votës dhe mbajtën popullin në gjendjen më të mjerueshme në rajon dhe kontinent. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe zgjedhjet e 18 qershorit nuk mund të jenë të pastra. Do jenë zgjedhje të molepsura. Kodi zgjedhor aktual është ai që la Sali Berisha para 3 vite e gjysëm, lidershipi i PS është përgjegjës edhe për faktin se gjatë këtij mandati nuk ka bërë asnjë përpjekje për të pastruar zgjedhjet e qershorit dhe për ta shëruar përfundimisht këtë kancer që nuk lejon Shqipërinë të ngrihet”, u shpreh Kokëdhima.
Në fund Kokëdhima kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit që të mos shisnin votat më 18 qershor.
“Mos lejoni t’u manipulojnë, mos lejoni t’u vjedhin, mos e shisni votën tuaj, fatin tuaj, dinjitetin tuaj, shpirtit tuaj, mos e shisni të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Kokëdhima.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/