Policia e Shtetit prej ditësh është angazhuar në monitorimin e territorit, për fara apo bimë narkotike.
Edhe sot, policia ka zhvilluar aksione në shkallë vendi duke vëzhguar nga toka dhe ajri kryesisht ato zona që konsiderohen me risk dhe potencial për të kultivuar kanabis sativa.
Policia e Shtetit njofton se kontrollet kanë nisur shumë me herët se vitin e kaluar.
Pavarësisht angazhimeve mediatike e kontrolleve të terrenit nga ajri dhe nga toka, deri tani asnjë rrënjë kanabis nuk është gjetur as në vendet e mbyllura e as të hapura. Po kështu edhe fara bimësh narkotike, nuk janë gjetur.
Por, policia është kujdesur që në këtë “mision” antidrogë nga ajri, të dërgojë në tokë vetëm disa foto e pamje video, “artistike”…, sigurisht të realizuar nga helikopteri.
DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/