ENIGMA/Doganat deklarojnë se kontenierët nuk kishin lëndë kimike

ENIGMA/Doganat deklarojnë se kontenierët nuk kishin lëndë kimike

42
0
Shares

Doganat shqiptare kanë reaguar sot në lidhje me kontenierët me lëndë kimike që kanë mbetur në Shqipëri, sipas një investigimi të bërë nga mediat italiane.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, thuhet se gjatë vitit të kaluar në Durrës me destinacion Maqedoninë kanë hyrë 1120 kontenierë, por që brenda tyre kishte ushqime, dhe jo lëndë kimike.

Deklarata:

Lidhur me artikujt e publikuar gjatë dy ditëve të fundit në media, per tranzitin ndërkombëtar nga Shqipëria, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon opinionin publik se:

Për vitin 2016 nga Porti i Durrësit janë trazituar drejt Maqedonisë, nëpërmjet Degës Doganore Qafë Thanë, 1120 tranzite ndërkombëtare me kontenierë.

Nga verifikimet e kryera në deklarimet e përshkrimit të mallrave/artikujve të transportuara në këto tranzite ndërkombëtare kanë qenë mallra kryesisht ushqimore

Të gjitha këto tranzite kanë kaluar në doganën shqiptare, me Doganë hyrëse Durrësin dhe Doganë dalëse Qafë Thanën dhe këto tranzite rezultojnë të mbyllura në sistemin tonë elektronik brenda afateve të përcaktuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka patur ndonjë shqetësim të ngritur nga homologët lidhur me këtë çështje por referuar këtij artikulli ka komunikuar zyrtarisht me doganat homologe në Itali dhe në Maqedoni, dhe pret një konfirmim zyrtar prej tyre.

Ky është reagimi i tretë nga institucione të ndryshme shqiptare. Dje një reagim jozyrtar kishte edhe Prokuroria e Përgjithshme që konsideronte se nuk kishte një hetim të filluar për cështjen në fjalë ndërsa zëdhënsi i Kryeministrit deklaronte se kjo ishte një gënjeshtër.

Njoftimi i doganave ka përgjigje të pjesshme lidhur me akuzat e shkrimit të publikuar në Itali vetëm pak ditë pas kreu i antimafias italiane vizitioi Tiranën. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY