EMRAT/ Prangosen dy policët roje, vidhnin makineritë dhe karburantin e gazësjellsit TAP

EMRAT/ Prangosen dy policët roje, vidhnin makineritë dhe karburantin e gazësjellsit TAP

131
0
Shares

Dy punonjës të një kompanie private të sigurisë janë arrestuar në Lushnjë me akuzën e vjedhjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë Ndriçim Beqirin, 26 vjeç, banues në fshatin Imsht, Lushnje dhe Veli Kumanakun, 23 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
Veli Kumanaku, punonjës i SHPSF “Pelikani” me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellësit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY