Kryesia e Partisë Demokristiane ka zbardhur emrat e parë të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e qershorit.
Mes tyre ka emra të njohur të biznesit, ish drejtues lokalë por edhe ish-deputetë.
“Kanë ardhur propozimet e para nga disa Qarqe dhe konkretisht nga Qarku Tiranë, z. Tonin Alia, inxhinier i talentuar, President i Kompanisë Ardeno, ish kandidat kryesor i PDK në zgjedhjet parlamentare 2013; nga Qarku Durrës, z. Mehmet Repshe, biznesmen i suksesshëm, menaxher i zoti dhe i respektuar e i dashur në komunitetin ku punon dhe banon; nga Qarku Lezhë, z. Salvador Kaçaj, ish. Kryetar i Komunës Shëngjin i cili e drejtoi me shumë sukses, komunikues dhe i dashur me njerzit, puntor i pa lodhur në të gjitha përgjegjësit që merr përsipër; nga Qarku Shkodër, z. Frrok Gjini, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shumë i dashur dhe komunikues me njerëzit dhe me kontribute te respektuara në zonën që ka përfaqësuar.
Proçesi vazhdon në të gjitha Qarqet dhe jemi të hapur për të gjithë ata individë edhe jashtë strukturave të PDK-së që me vullnet të lirë dhe përgjegjësi qytetare të bëhen pjesë e përfaqësimit të Altenartivës Demokristiane në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë”, shkruan deklarata.Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/