Renato Milloshi, ka pranuar të dorëzohet në polici duke pretenduar se ai nuk është autori i vrasjes së Elton Çiças. Milloshi, ka rrëfyer se ai nuk e dinte që shoku i tij do kryente vrasjen.
Ai vetëm e kishte shoqëruar me makinë, pas krimit duke e larguar nga vendi i ngjarjes. Milloshi, rezulton të jetë djali i Hysni Milloshit, ish-kryetarit të Partisë Komuniste të Shqipërisë.
Ai ka rrëfyer se gjatë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në disa banesa në periferi të Tiranës, aty ku dhe ka kryer disa takime me të afërm të tij, të cilët e kanë bindur që Milloshi të vetëdorëzohej. Me këtë vetëdorëzim,Renato Milloshi tenton ti shpëtojë akuzës së “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Elton Çiça.
Ai pretendon se s’ka marrë pjesë në këtë ekzekutim, duke synuar të ndiqet penalisht vetëm për akuzën e dhënies ndihmë të autorit të krimit, shtetasit Jani Aliaj. Ky i fundit mësohet se fshihet në Greqi,vend në të cilin është larguar menjëherë sapo ka ekzekutuar në zonën e ish-bllokut shtetasin Elton Çiça. Fotoja e Jani Aliaj është shpërndarë në gjithë pikat kufitare, ndërkohë emri i tij është listuar dhe mes personave të kërkuar nga Interpol. Ndërkohë pritet që ditën e sotme Renato Milloshi të dalë para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/