Në një intervistë për Report Tv, Lulzim Basha shpjegon rreth qëndrimeve të opozitës për qeverinë teknike dhe vettingun
Dita e 12 e protestës, si ndiheni?
Protesta është rritur nga dita në ditë dhe besimi në fitore është rritur, sepse dita e Republikës së re po afron, largimin e qeverisë së krimit për zgjedhje të lira.
Keni akuzuar Ramën nihilist, por..?
“Jemi të lumtur me sukseset e jashtëzakonshme të kësaj qeverie”, prandaj jemi mbledhur në këtë çadër.
Kauzat e qytetarëve përmblidhen në një të vetme, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne u përpoqëm ta zgjidhim institucionalisht dhe ligjin e dekriminalizimit, por ai nuk e zbaton, pasi pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin.
18 shkurti ishte grushti i fortë që mori kjo qeveri dhe që vazhdon cdo natë deri në ngritjen e Republikës së re për cdo shqiptarë.
Do të ketë drejtësi të re dhe jo fasadë dhe kjo do të arrihet nga zgjedhjet e lira.
A një alternativë tjetër përveç qeverisë teknike?
Cdo alternative tjetër është shteruar në këto 18 muaj, pasi i dhamë kohë të reflektonte, pasi i dorëzuam platformën.
Në zgjedhjet e 2015, OSBE konstatoi se u shkatërruar besimi i shqiptarëve te zgjedhjet, cfarë bëri Rama? E mbushi Shqipërinë me drogë dhe nxori kriminelët nga burgu duke kërcënuar gjyqtarët sikur tha Manjani.
Ndaj vendimi është i pakthyeshëm, nuk vetëm i Bashës dhe PD, por i marrë nga një protestë madhështore, konsensusi rritet nga ora në orë.
Se për kë votojnë e vendosin shqiptarët, por duhet të jenë pa krim dhe pa drogë dhe do të ndodhë me largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.
Nuk ka alternativë tjetër?
Alternativa tjetër është që Rama dhe Tahiri të bëjnë me shqiptarët atë që bënë në Dibër, prandaj nuk do të ndalemi.
Nuk keni akuzuar Metën, por vetëm Ramën?
Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie. Rama dhe Meta dhe kushdo tjetër të japin dorëheqjen dhe ti hapin rrugë qeverisë teknike. Unë them në emër të qytetarëve reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike rrugë tjetër nuk ka.
Pra nuk po prisni sinjal nga LSI?
I vetmi sinjal është largimi i kësaj qeverie.
Ndërkombëtarë kanë kërkuar që të ktheheni në parlament….
Në të gjitha komunikimet publike dhe jo publike ka përkrahje totale për protestën paqësore dhe për dekriminalizmin, luftën kundër drogës dhe zgjedhjet e lira.
Na ana ime ua kam bërë të qartë, se për hapat e tjerë si reforma, ne kemi bindjen se nuk mund të ketë zbatim të plotë pa
Ne do të kthehemi në parlament kur pushteti i Republikës së vjetër ti hapë rrugë qeverisë së re dhe deri në atë moment parlamenti i vërtetë do të jetë këtu në këtë shesh.
Prandaj i bëj thirrje cdo deputeti , jo vetëm të PD, që nuk ndihet peng i interesave private të Republikës së Vjetër është i mirëpritur. Mos të kenë frikë, pasi këtu nuk ka vetëm demokratë, por edhe socialistë.
Por ndërkombëtarët kërkojnë që ju të jeni në parlament
Parlamenti i krimit ka zhdukur cdo hapësirë. Shkelje e kushtetutës e ligjit e kanë asgjësuar parlamentin, prandaj parlamenti jonë do të jetë këtu.
Nëse nuk e siguroni qeverinë teknike, si do të shkojë PD në zgjedhje?
Zgjedhje fasadë nuk do të ketë, kjo është pjesë e vendimit. Republika e Re do të nisë vetëm përmes zgjedhjeve të lira, ku pushteti nuk do të guxojnë të prekin vullnetin e popullit.
Nuk do të shkoni?
Nuk do të ketë zgjedhje të tjera përveçse të lira dhe të ndershme.
Mos bindje civile, keni ashpërsuar gjuhën për luftë?
Kjo protestë madhështore si një bashkim i madh ka qenë paqësore. Këtu keni dëgjuar këngë dhe asnjë akt dhune, pasi kanë ardhur nga qeveria, madje kundër vajzave në Fier dhe të njërit nga kryetarët e aleancës.
Reagimi im ka qenë si i cdo qytetari normal, jo thirrje për luftë se ajo bëhet ndryshe, por ka qenë reagim për të mos u pajtuar me të keqen.
Qytetarët po reagojnë dhe nuk do të pajtohen me të keqen. Protesta vazhdon në rritje dhe e vendosur.
Duket sikur protesta është për t’iu shmangur Vettingut, si e shihni reagimin e Shoqërisë Civile?
Nëse shumica e do Vettingun ti japë rrugë qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe Vettingu shkojnë bashkë. Qeveria nën akuzë nga populli dhe qytetarët, papritur u zgjua dhe kërkon Vettingu? Nuk ka qytetar që e beson. Ne nuk do të lejojmë kurrë qeveri të kapur.
Kemi votuar Vettingun në kushtetutë dhe do të zbatohet për ta bërë të vërtetë dhe jo fasadë dhe kjo do të ndodhë kur cështja e drejtësisë dhe zgjedhjet të trajtohen bashkë.
Nuk ka garanci për drejtësi me zgjedhje të kapura. Nëse duan Vettingun ti hapin rrugë qeverisë teknike.
Sa për cështjen e shoqërisë civile është broçkull, janë shushunja që jetojnë me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe europiane, fasadë e krimit të lidhur me pushtetin. Turp!
Sot është raportuar se në tendat e tyre janë agjentët e sigurimit të shtetit, propozojnë drejtësinë e ardhshme shqiptare, prandaj të mbledhin tendat dhe të largohen.
Kur do ti ftoni sërish shqiptarët?
Bashkë me shtabin do të vendosim dhe do t’iu njoftojmë. Media e lirë dhe gazetarët kanë qenë dhe janë mbështetës të qeverisë së re përkundër presioneve mediave të kapura të cilat do të bien me Republikën e Vjetër, por punonjësit do të çlirohen.
Keni pasur hapësirë në këto 12 ditë..
Falenderoj gazetarët dhe mediat.
Nëse zgjedhjet do të jenë të lira, a e keni menduar se nëse i humbini do të dorëhiqeni?
Lufta nuk është për Bashën dhe PD, por për të ardhmen e cdo shqiptari ndaj beteja është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe kjo Republikë e re. Do ti bindem pa hezitim vullnetit të qytetarëve. Kemi një platformë për të nxjerrë vendin nga kriza.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/