Lulzim Basha rikonfirmon: Nuk ka Vetting me kriminelët në pushtet

Lulzim Basha rikonfirmon: Nuk ka Vetting me kriminelët në pushtet

59
0
Shares

Kreu i PD-së ka konfirmuar sërish sonte nga çadra e protestës, se nuk do të ketë Vetting me kriminelët që janë në pushtet.
“Vetting me kriminelët në pushtet nuk ka. Vettingu do të vijë kur t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.
Kreu i PD-së është treguar i prerë sot në mbrëmje gjatë fjalimit nga çadra e protestës. Ai ka thënë se nuk do të ketë vetting me kriminelët që janë në pushtet.
“Vetting me kriminalët në pushtet nuk ka. Vettingu do të vijë kur t’i hapet rruga zgjedhjeve të lira e të ndershme”, ka thënë Basha.
Kreu i Partisë Demokratike tha se shteti është bërë njësh me krimin, ndërsa rilindësit kanë ngritur me bandat e tyre shtabet elektorale. Sipas Bashës krimi po vë në rrezik zgjedhjet e ardhshme dhe reforma ne drejtësi është në rrezik.
“Në çdo fshat dhe qytet të Shqipërisë rilindësit kanë ngritur shtabet e tyre elektorale me trafikantë droge si Artur Bushi, trafikantë si Arben Ndoka etj. Këta njerëz duan të kapin zgjedhjet e ardhshme. Ky vend ka njohur diktatorë, por nuk ka njohur shtetin të bërë njësh me krimin. Ky është rreziku më i madh që i kanoset çdo shqiptari. Prandaj janë vërsulur me shtabet e tyre kriminale. Njeriu që ka bërë këtë të mundur është ai që i themi kryeministri Rama. Krimi i bërë njësh me pushtetin vë në rrezik zgjedhjet dhe drejtësinë. Sepse krimi zhduk drejtësinë e pa kapur. Kush e beson se mund të ketë drejtësi të vërtetë kur kemi bandat në pushet dhe një qeveri të kapur nga krimi, gabohet. Kjo është e pamundur. Drejtësia dhe demokracia shkojnë bashke dhe janë të pazgjidhura. Nëse do zgjidhnim prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm ata do ishin në shënjestrën e mafies dhe të narkotrafikantëve. Kjo nuk është drejtësi, por padrejtësi”, tha Basha.
Ndërkohë, çadrës së protestës sot iu bashkua ish-deputeti i PD-së Mark Marku dhe opinionisti Agron Gjekmarkaj.
Në fjalën e tij Mark Marku u shpreh se medias pi i mbyllej zëri dhe se kjo protestë theu kodin e heshtjes.
“Jam i nderuar që jam i ftuar dhe kam marrë pjesë pa asnjë hezitim. E kemi mbështetur këtë protestë. Ka tre arsye pse duhet ta mbështetim. Kjo protestë ka thyer kodin e heshtjes. Për shkak të presionit të qeverisë përmes dhunës kërcënimeve dhe blerje, Shqipërisë po i mbylleshin të gjithë zërat kritikë. Medias po iu mbyllte zëri dhe ajo duhet të raportonte vetëm pro qeverisë. Ideja që ka hedhur Lulzim Basha është një ide emancipuese”, tha Marku.
Në fjalën e tij Agron Gjekmarkaj duke folur për lirinë e media i ka kërkuar Lulzim Bashës se nëse do jetë Kryeministri i ardhshëm i vendit nuk duhet të censurojë median.
“Në këtë gjendje që ne jemi jetojmë në një terren gënjeshtër. Vetë liria është pseudoliri. Nuk jetohet në këtë terren. Është e domosdoshme që këtu të lindë diçka e re. Lulzim Basha e ka quajtur ‘Republika e Re’. Une kam nje kerkese per zotin Basha. Nuk duhet të kërkoje që media të jetë palë me ju nëse nje dite ju jeni Kryeministër. Ju e dini se si i ka quajtur Rama mediat në vend. I ka quajtur pleh, kazan i ka gjuajtur me baltë. Njerëzit që janë këtu po tregojnë emancipim. Ju këtu rrëfeni Shqipërinë tuaj. Përballë entuziazmit tuaj fjalët e mia janë të tepërta”, tha Gjekmarkaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY