Në mënyrë të përsëritur në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ, i thirruri si dëshmitar Shkëlzen Berisha, sërish ka refuzuar të bëjë betimin para kryetarit të këtij komisioni, Taulant Balla.
“I dënuar kryetar, i nderuar sekretar, në një nga paraqitjet e mia ju kam kërkuar përjashtimin e të dënuarit kryetar. Nga mediat jam informuar se është marr një vendim për rrëzimin e kësaj kërkese, por mua nuk më është vënë në dispozicion. Neni 21 i Kodit të procedurës penale thotë se shqyrtimi i një kërkese për përjashtim të një gjyqtari, merret nga një gjyqtar tjetër”, u shpreh Shkëlzen Berisha.
Pas debateve, Shkëlzen Berisha ka lënë sallën e mbledhjeve të këtij komisioni, ku deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm.
Më herët, Taulant Balla bëri të ditur se dy dëshmitarët e tjerë të thirrur nga ky komision Ndue Kalaj dhe Ismail Mulleti, nuk u paraqitën.
Debatet
Shkëlzen Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar sekretar, në një nga paraqitjet e mia ju kam kërkuar përjashtimin e të dënuarit kryetar. Nga mediat jam informuar se është marr një vendim për rrëzimin e kësaj kërkese, por mua nuk më është vënë në dispozicion. Neni 21 i Kodit të procedurës penale thotë se shqyrtimi i një kërkese për përjashtim të një gjyqtari, merret nga një gjyqtar tjetër
Taulant Balla: Dëshmitar meqenëse nuk do të bësh betimin, pusho.
Shkëlzen Berisha: Je shumë shpifës. Ti mbetesh palaco i Ramës..
Taulant Balla: Ti je një nga arsyet pse nuk bëhet Vettingu. Unë jam ky që jam ti qofsh ai që je.
Shkëlzen Berisha: Jep dorëheqjen, je në konflikt interesi.
Taulant Balla: Unë jam këtu për të sqaruar se për kërkesa të ngjashme., ky komision ka marrë një vendim. Garda e Republikës të shoqërojë dëshmitarin jashtë ambienteve të Parlamentit. (Shkëlzen Berisha del). Të dashur qytetarët shqiptarë, ky komision e ka thirrur si dëhsmitar jo si të pandehur… (vijon fjalimin politik).
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/