VITI 2016/ Leskaj: Dëmi ekonomik në shtet 534 milionë euro

VITI 2016/ Leskaj: Dëmi ekonomik në shtet 534 milionë euro

76
0
Shares

Dëmi ekonomik që iu shkaktua shtetit shqiptar nga parregullsi të mëdha dhe shkelje financiare në të ardhurat publike, shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ të performancës së subjekteve të audituara kap shifrën prej 73 miliardë lekë ose 534 milionë euro. Ky dëm ekonomik është bërë publik në Vlorë nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj gjatë analizës vjetore të këtij institucioni.
“Auditimet e vitit 2016, KLSH ka zbuluar dëm ekonomik, parregullsi financiare, parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera, në nivelin 25.5 miliardë lekë ose 188 milionë euro. Duke kërkuar shpërblimin e dëmit për arkëtimin e parave në arkën e shtetit në masën 97%. Së dyti, shkeljet e disiplinës financiare të performacën së subjekteve të audituara si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 46.8 miliardë lekë, ose rreth 345 milionë euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72.3 miliardë lekë ose afërsisht 534 milionë euro. Shifra që duhet të bëjë të mendojë thellësisht cilindo qeveritar ose drejtues institucionesh”, u shpreh Leskaj.
Bujar Leskaj pohoi se këto shifra të KLSH, duhet te vene në lëvizje institucionet përgjegjëse dhe qeverinë.
“Këto shifra, së pari duhet të ndërgjegjësojnë qeveritarët tanë dhe së dyti, ne si auditues të na ndërgjegjësojnë për sfidat e mëdha që në presin në disiplinimin e financave publike dhe harxhimin me efektshmëri dhe eficencë të parasë së taksapaguesve shqiptarë”, vijoi më tej Leskaj.
Kreu i KLSH saktësoi se institucioni që ai drejton do vijojë të adresojë çdo shkelje dhe abuzim me fondet publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY