Shkrimtari dhe intelektuali i njohur, Edmon Tupja ishte sot në cadrën e opozitës
“Unë e di që nga data 18 shkurt, në atë protestë të madhërishme, dhe sot këtu në shesh nuk janë vetëm njerëz të opozitës apo simpatizantë të saj, por janë edhe qytetarë të shqetësuar dhe të indinjuar.Ka ardhur koha të indinjohemi të gjithë. Na duhet zemërimi qytetar. Ju si rini keni një burim të pashtershëm force, por duhet të flisni me të gjithë nejrëzit që takoni për t’u përcjellë atyre mesazhin e kësaj beteje. Sepse betejat zgjasin. Duhet të mësohemi me këtë edukatë të vepruari e cila është edukatë demokratike. Duhet këmbengulur dhe shpirtngulur. Nuk vjen pranvera e republikës së re vetëm me një protestë madhështore”, theskoi Tupja.
I pyetur nga një student lidhur me varfërinë në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare dhe pasojat që ajo sjell në psikologjinë dhe jetën e njeriut, Edmond Tupja iu përgjigj kështu.
“Varfëria sjell grindje. Problemet sociale me ato ekonomike sjellin dhunë emocionale, psikologjike. Pastaj lind dhuna fizike. Rinia sot është e lodhur. Këtë më thonë studentët e mi. Të mbarosh shkollën e lartë për një degë të caktuar dhe të punosh në call centre apo kamarier, kjo është e tmerrshme”.
Për Edmond Tupen janë intelektualët ata të cilët duhet të tregojnë se edhe ata janë të ndërgjegjshëm për atë që ndodh.
“Mendohet se intelektualët duhet të jenë apartiak e të mos i përkasin asnjë partie. Por ky është shtrembërim sepse intelektuali ka mendimin e tij, opinionin e tij dhe e thotë atë me zë të lartë. Nëse intelektuali nuk reagon ndaj realitetit atëherë do biem në skizofreni”.
Për kryedemokratin Lulzim Basha, arroganca e qeverisë sot merr kuptim nga politikat e ndjekura që prej ditës së parë në pushtet të kryeministrit. Që prej ditës së parë, sipas Lulzim Bashës, Edi Rama ka krijuar në fasadë në vend të qeverisë dhe asnjëherë nuk i mbajti premtimet e tij elektorale. Një qeveri mund të dështojë në programin e saj elektoral, mund të dështojë në qeverisje, por ky – tha Basha – as nuk u përpoq.
“Si ndryshe mund ta ruajë legjitimitetin një qeveri që nuk i shërben shumicës por pakicës? Kjo është qeveria fasadë dhe arroganca është tipari dallues i qeverisjes fasadë”, tha Basha.
Psiklologia Orjola Pampuri u shpreh se dëshirat dhe ambiciet e rinisë dhe të studentëve bien ndesh me mundësitë që u ofrohen sot. Pampuri theksoi se koha sot kërkon angazhimin e të gjithë intelektualëve, të cilët duhet të kontribuojnë për ndryshimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/