“Lutja” e deputetes së PD-së: Armando aman mos ik, voto edhe Vettingun...

“Lutja” e deputetes së PD-së: Armando aman mos ik, voto edhe Vettingun siç votove Reformën në Drejtësi!

83
0
Shares

“Gatishmëria” e Armando Prengës për të dorëzuar mandatin e deputetit, nuk ka kaluar pa komente të shumta, ku kanë rënë në sy edhe ironitë e shumta.
Për të “përcjellë” këtë “ngjarje” edhe deputetja e PD-së Liljana Elmazi, ka zgjedhur ironinë.
Nëpërmjet një postimi të saj në “Facebook”, ajo “i lutet” Armando Prengës të votojë edhe Vettingun, siç bëri me Reformën në Drejtësi, dhe pastaj le të ikë.
Sipas Elmazit, nuk ka kuptim votimi i Vettingut, pa votën e Armando Prengës, të inkriminuarit të Edi Ramës.

liljana elmazi, vogel

Liljana Elmazi

“Armando, aman , mos ik, pa votuar dhe Vettingun!!! Duhet ta falënderojmë Prengën , që nuk iku pa votuar reformën në drejtësi, i dha votën e 140 asaj në parlamentin që po e dekriminalizojmë! Sikur të rrinte të votonte dhe Vettingun! Madje, pa vot2en e 140-të të Prengës, ndërkombëtarët , përfshi ambasadorët , nuk do të ishin mrekulluar aq shumë nga ajo që arritën vetë: të gjithë deputetët, përfshi dhe të inkriminuarit, votuan reformën në drejtësi, aq shumë të kërkuar prej tyre! Dhe këtu, ka meritë dhe Prenga! Sikur të kishte votuar dhe Vettingun, pastaj të ikte!! Sa keq! Vettingu nuk do marrë votën e një të inkriminuari të Ramës!”, shkruan Liljan Elmazi në “Facebook”.
lel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY