Lista e PS në Lezhë, kandidati në rradhë: Dua mandatin, kam bërë...

Lista e PS në Lezhë, kandidati në rradhë: Dua mandatin, kam bërë vetëm dy muaj burg

56
0
Shares

Kandidati i rradhës në listën e socialistëve të Lezhës, Kastriot Piroli pret të marrë mandatin e dorëzuar sot nga Armando Prenga pasi nuk ka më shumë se dy muaj të mbarojë burgun.

“Unë tashmë jam në shërbim prove. Më kanë ngelur dhe dy muaj. Gjykata e Apelit më la në shërbim prove për 12 muaj. Unë do të kryej të gjitha veprimet procedurale në kërkim të mandatit. Do të plotësoj formularin e dekriminalizimit dhe do të pres. Deri më tani nuk më ka kontaktuar as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar as nga Partia Socialiste e as nga Edi Rama. Unë kam pretendime për mandatin sepse kam qenë pjesë e kësaj liste dhe kam bërë fushatë. Burg kam bërë vetëm dy muaj dhe më pas kam qenë në shërbim prove”, tha Kastriot Piroli për Shqiptarja.com.

KQZ është e detyruar të verifikojë një herë të vetmin kandidat që PS në Lezhë ka në dispozicion: Kastriot Pirolin. Bazuar në ligjine dekriminalizimit ai nuk mund të ketë mandat, pasi është dënuar për korrupsion. Ai është dënuar për shpërdorim detyre pasi ka qenë drejtor i Hipotekës së Kurbinit, madje ka bërë edhe dy muaj burg për këtë çështje.

Është hera e parë pas daljes së ligjit që një kandidat për deputet në rradhë pret të marrë mandatin ndërsa është dënuar për veprën e korrupsionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY