“Ja grafiku i trafikut të drogës nga porti i Durrësit”

“Ja grafiku i trafikut të drogës nga porti i Durrësit”

107
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylybashi ka shpjegur procedurat e vettingut si dhe ka bërë të ditur se përgjatë procesit janë skualifikuar kandidatë shumë të mirë me tituj shkencorë dhe të ardhur nga Shtetet e Bashkuara. Ai thotë se në garë kanë mbetur vetëm 29 kandidatë, ndërkohë që do të zgjidhen 27 të tillë.

Bylykbashi: Vettingu duhet bërë patjetër por duhet të bëhet i kapur nga Edi Rama. Kanë lënë vetëm 29 kukulla nga të cilat do të përzgjidhen vetëm 27. U morën dhe u filtruan dhe gati 200 kandidatë u përzunë. Madje, dikush ishte edhe me tituj shumë prestigjiozë. Kishte aplikuar për t’u bërë pjesë e Vettingut nga Shtetet e Bashkuara dhe ishte përjashtuar.

Janë kualifikuar persona të cilët nuk mund të jenë në krye të presionit më. Nuk mund të jenë pasi janë në ndjekje penale, nuk mund të jenë pasi nuk përputhen me kushtet që përcakton ligji. Edi Rama ka bërë që këto 29 kandidatët e Vettingut të jenë ata që emëron ai. Të mos jetë e mundur të zgjedhë kush, por të jenë ata që do ai sepse do të jenë pikërisht këta që do të ekzekutojnë Vettingun politik mbi gjyqësor. Gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar ka shumë. Një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme po aq është garanci që të nesërmen vettingu të nisë me shansin zero që Edi Rama ta kontrollojë.

Bylykbashi thotë se trafiku i drogës nga porti i Durrësit bëhet me grafik.

Ai deklaron se kohët e fundit në Itali janë kapur rreth 20 ton drogë dhe këtë sasi nuk e ka trafikuar as Eskobari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bylykbashi: Nëse ke një qeveri si e Edi Ramës që premton ulje taksash dhe e di që nuk është çështje votash marrja e pushtetit, por është ajo që merret me para dhe kriminelë, sigurisht që nuk ke pse e mban premtimin dhe mund të rrisësh taksat që të bësh shqiptarët të vuajnë. Sigurisht që në të njëjtin koncept mund të premtosh luftën kundër drogës dhe Shqipëria nga një problem që ishte fshati Lazaratit, të kthehet në Lazarat e gjithë Shqipëria. Të barazosh dy gjëra siç bën Edi Rama, ose nuk kupton minimumin e gjeometrisë të rritjes së sipërfaqes, ose duhet të jetë sharlatanizëm i jashtëzakonshëm. Besoj që është kjo e dyta.

Është e pamundur që brenda një jave të kapen 20 ton drogë në Itali dhe nëse dikush tenton madje ta krahasojë me Eskobarinmm është një historike boshe. Eskobari nuk ka guxuar kurrë të importojë 20 ton drogë brenda javës në SHBA. Kjo ndodh me Edi Ramën, Saimir Tahirajn, me Habilajt, dhe me të gjithë ata që kontrollojnë trafikun, nga doganieri, shefi i policisë në portin e Durrësit, i cili lejon të kalojë një sasi kaq të frikshme.

Nëse Saimir Tahiri guxon me sharlatanizëm dhe thotë kjo është një arritje e qeverisë shqiptare i bën të qeshin të gjithë, ndërkohë që nuk besoj se është rinovuar policia italiane dhe është më e aftë sot të kapë 20 ton drogë brenda një jave dhe nuk i kapte disa vitesh rresht jo kaq tonë por as një ton. Është rritur prodhimit. Është totalisht nën kontrollin e Policisë së Shtetit. E kontrollon ajo me grafik të qartë nga porti i Durrësit se si do të kalojë apo pika të tjera dhe sot droga arrin të mbillet si në Durrës edhe në magazina rreth qytetit dhe jo më në male, nën kontrollin e policisë.

Zgjedhjet e rrezikuara- Bylykbashi: Nuk ka asnjë njeri që nuk e di se zgjedhjet janë të rrezikuara. Pak ditë më parë tha edhe ambasadori i OSBE-së që në treg janë 2 miliardë euro. Po të bësh llogari dali edhe 5-6 miliardë euro. Shumica e problemeve po transferohen në fazën e votimeve. OSBE/ODIHR e tha qartë në 2015 që nuk ishte thënë që nga viti 2001, kur zgjedhësit nuk kishin votuar lirisht. Precepsioni i çdo qytetari është që zgjedhjet do të cenohen rëndë nga blerja e votës.

Vettingu- Bylykbashi: Po bëhet një barcaletë. Sipas Ramës qenka vettingu të pengojë hapjen e 300 mijë vende pune. Vettingu tek prokurorët po i bën këta ministra të zhyten në korrupsion të frikshëm. Në themel është e drejta e votës. Në momentin që shqiptarët zgjedhin qeverinë e tyre me votë, do t’ia bëjnë Vettingut ministrave dhe këtij kryeministri. Më 17 maj 2016, PD prezantoi platformën e saj të plotë. Thamë që reforma në drejtësi do të kushtëzohet me reformën zgjedhore. Kushti është i qartë; qeveri teknike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY