Ia rrahën vajzat pse shkuan në protestën e PD, flet babai: Mesazhi...

Ia rrahën vajzat pse shkuan në protestën e PD, flet babai: Mesazhi im për Saimir Tahirin dhe 10 mijë policët

69
0
Shares

Pas denoncimit publik nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha se dy vajza binjake nga Fieri, Antoneta dhe Gladiola Hatillari janë dhunuar barbarisht sepse morën pjesë sipas tij në protestën e opozitës në 18 shkurt, në lidhje me ngjarjen ka folur dhe babai i dy vajzave, i cili është i pranishëm në çadrën e ngritur para kryeministrisë ku opozita po zhvillon protestën.
Babai i vajzave i ka bërë apel ministrit Saimir Tahiri të kapë kriminelët që i kanë dhunuar sipas tij vajzat.
“Qeveria duhet të kapë kriminelin. I bëj apel Tahirit pasi ka 10 mijë policë. Mos na trego përralla me mbret po shko kap kriminelët. Çfarë faji kishin bërë 2 vajzat e mija, vetëm se erdhën në protestë. Vajzat e mija janë dhunuar për 2 vota. Kaq poshtë kemi rënë?”, u shpreh babai i dy vajzave binjake nga çadra përballë kryeministrisë.
Ndërkohë më herët kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi dhunën ndaj dy motrave dje në Fier, pse ato kishin marrë pjesë në protestën e opozitës.
“Dua ta nis me një lajm të trishtë. Dje (pardje) bandat kanë sulmuar barbarisht dy vajza, dy motra binjake nga Fieri. Kanë sulmuar Antoneta dhe Gladiola Hatillari sepse në 18 shkurt ishin këtu bashkë më dhjetëra qindra vajza nga Fieri dhe gjithë Shqipëria. Dje (pardje) policia ka ngritur dorën ndaj këtyre vajzave sepse ishin pjesë e jona. E patë në zgjedhjet e 2015 dhe në zgjedhjet e Dibrës. Bandat e drogës dhe të krimit kanë guximin të godasin qytetarët vetëm sepse duan që japin votën si qytetarë të lirë. Policia dhe gjykatat nuk duhet të kthehen në mburojë të bandave”, denoncoi Basha.
“Policia ka afat deri në orën 00.00 të mesnatës së sotme për të arrestuar autorin, të cilin e njeh shumë mirë”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY