FOTO & EMRI/ Ja kush kandidat i LSI-së zëvendëson deputetin Armando Prenga

FOTO & EMRI/ Ja kush kandidat i LSI-së zëvendëson deputetin Armando Prenga

565
0
Shares


Kandidatët e LSI për Qarkun e Lezhës

Dorëzimi i mandatit nga Armando Prenga shteron listën e PS për Lezhën. I fundit në listë, Kastriot Piroli, gjithashtu është një person i dënuar më parë për korrupsionin, çka e bën të prekshëm nga ligji i dekriminalizmit.
lepsDorëheqjet e tri deputeteve zonja të listës së kandidatëve të PS-së për Qarkun e Lezhës, sollën në parlament dy deputetë meshkuj. Dy largimet në qarkun e Lezhës, fillimisht Mimi Kodheli, më pas noterja Merjeme Delishi dhe po ashtu edhe Mirela Neli (Syku), do t’i hapin rrugën marrjes së mandatit nga kandidati i tretë në listën e Partisë Socialiste, Arben Ndoka. Dorëzimi i mandatit prej tij, i kaloi Eduard Ndocajt.
kastriot-piroli-684x424
Kastriot Piroli

Në kushte të tilla, kur kandidati i fundit i listës së PS-së për Qarkun e Lezhës Kastriot Piroli, ka probleme me drejtësinë, mandati Armando Prengës i kalon kandidatit të LSI-së në listë.
lelsiSipas listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Lezhës, në respekt të barazisë gjinore, kandidatja e mundshme për deputete, që do të zëvendësojë Armando Prengën, është Erisi Zaimi.
eris zaimi
Erisi Zaimi

Në rast se kjo kandidate, tërhiqet dhe nuk e pranon mandatin e deputetes, atëherë, ai mundshëm i kalon Prenda Sejdias.
prenda sejdia
Prenda Sejdia

Në rast se edhe kjo nuk e pranon, lista e LSI-së vazhdon me kandidatët burra, Petrit Gjoni, Gjok Buna, Bib Gjomarkaj, Dhe Edmond Piroli.
edi-rama-me-deputetet-e-ps-lezhe_1

Kandidatët e PS për Qarkun e Lezhës

Siç duket dorëzimi i mandatit nga Prenga i “bën nder” LSI-së duke i shtuar një deputet në parlament dhe duke ia konsoliduar edhe me tepër pozitat aty.
DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY