Cfarë thotë Basha për takimin me Metën

Cfarë thotë Basha për takimin me Metën

52
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sqaruar në një lidhje direkte për Tonight Ilva Tare ultimatumin e dhënë për policinë e Fierit.

Gjatë bisedës ai ka shpjeguar disa nga momentet më të rëndëishme të protestës, ka replikuar me Ramën për vetingun si dhe ka dhënë një përgjigje për takimin mundshëm me Metën.

Arsyet e ultimatumit për policinë

Basha: Pasoja ligjore, politike, pasojat e mosbindjes civile. E paligjshme është kur policia mbron kriminelin, kur shteti, qeveria, Kryeministri shkel Kushtetutën, ligjet. Kur policia bëhet njësh me banditin, atëherë qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Kjo nuk është më qeveri e ligjshme por tirani. Tiranitë përballen me vullnetin e qytetarëve.Thirrja ime për ata oficerë të ndershëm të policisë është të zbatojnë ligjin. Sot nuk po zbatojnë ligjin me urdhër politik. Njihet agresori, dihet që është porositur politikisht. Siç u porosit personi që dhunoi Spahiun, ashtu dhe aktivistët e PS për të bërë diversionin me protestuesit e Zharrzës. Provokime nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare për një takim të mundshëm me kreun e LSI, Ilir Meta, Basha u shpreh: “Nuk kam asnjë infomacion”.

Basha komentoi edhe dorëzimin e mandatit të deputetit nga Armando Prenga.

“Edhe sot tregoi se ishte ai që e mbante Armando Prengën, ishte ai që e nxori për ta rifutur prapë në lojë”.

Verifikimi i Prokurorisë

E ndërsa prokuroria nisi sot verifikimin e kallëzimit penal të bërë nga policia e Tiranës ndaj Bashës lidhur me thirrjet për dhunë, kryedemokrati deklaroi:

Basha: Kjo republikë e vjetër ka vdekur me 18 shkurt, jemi këtu për ta varrosur ditë për ditë. Instrumentat e republikës së vjetër nuk e frikësojnë kurrë Lulzim Bashën. Kjo qeveri nuk punon më asnjë orë për qytetarët por një grusht kriminelësh dhe oligarkësh me të cilët kanë plaçkitur Shqipërinë. Nuk ka negociata deri në qeveri teknike. Negociatat janë kur ti thërrasin mendjes, të dëgjojnë zërin e qytetarëve. Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka dhe nuk ka për të pasur.

Basha: Ezauruam të gjitha rrugët institucionale për standartet zgjedhore

Populli është ngritur dhe ka marrë një vendim, nuk do pronojnë më zgjedhje të kapura dhe të diktuara nga krimi, zgjedhje të blera me paratë e drogës. Është një lëvizje popullore ka kthim. Kemi bërë detyrën tonë si opozitë. U përpoqëm ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në mënyrë institucionale, na e premtoi. Kemi prezantuar platformën zgjedhore që në maj. Morëm premtimin faqe partnerëve ndërkombëtarë që do hiqeshin pengesat për votimin dhe numërimin elektronik. Rama i theu këto premtime siç theu premtimin për të votuar me konsesus 7 ligjet organike për drejtësinë. Opozita shteroi të gjithë mundësitë për të zgjidhur çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme përmes dialogut politik. Asgjë nuk ka ndodhur më gjuhën time. Unë nuk punoj me sondazhe dhe studime, sondazhin e patë me 18 shkurt. Sondazhin ua kamë lënë këtyre që janë strukur nën peshën e mëkateve të keqqeverisjes të korrupsionit dhe krimit, sondazhet për mua janë populli. Unë jam ushtar i kësaj kauze, zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Republika e re

Këtu në tendë ka qytetarë, anëtarë të PD dhe PS, të zhgënjyer, të zemëruar. Njerëz që thonë se partia e tyre nuk i përfaqëson. Kjo është lëvizja e një populli që ka vendosur të mos durojë më. Fajin e ka qeveria e bërë njësh me krimin. Me 18 shkurt populli ka nisur të vrasë frikën, kjo është arsyeja që kjo tendë nuk është asnjëherë bosh. Është Edi Rama që ka sot frikë, frika e tij do vijë duke u rritur.

Protestë deri kur?

Zgjidhja është largimi i Edi Ramës, zgjidhje tjetër nuk ka. Ata më kërkojnë të mos tërhiqem dhe unë ju them se nuk tërhiqem. Do e arrijmë me vendosmëri dhe qëndresë. Dhuna deri më sot është ushtruar nga provokatorët e qeverisë ndaj qytetarëve. Të heqin dorë nga provokimet.

A po bllokon opozita vettingun?

Mashtrim. Tregoni filmimet dhe shikoni kush i ka varur turinjtë me 22 korrik. Mora falenderime personalisht nga krerët e BE dhe Amerikës jo vetëm për konsensusin por sepse qëndrova dhe përcaktova me qëndrimin tim ndryshimet kushtetuese në standartin e BE. Pasi votuam paketën kushtetuese turivaruri u bë pishman.Unë nuk kam asnjë pishman, krenar për Kushtetutën.

Pse demokratët refuzojnë votimin e vettingut?

Për arsye se ligji organik i vettingut u ndërtua në mënyrë të tillë që atë që nuk e kapi dot me Kushtetutë ta kapë me ligj. Ke 29 kandidatë që ka përzgjedhur Rama për 27 pozicione. Dhe i thotë opozitës hajde ti zgjedhim. Ai i ka zgjedhur, çështë kjo farsë?Ai ka frikë nga vettingu i vërtetë. Do vetting fasadë që të mbrojë veten e tij dhe njerëzit që ka mbrojtur deri më tani.

Ndërkombëtarët dëshmitarë kur Rama dha garancinë

Ndërkombëtarët i dinë fare mirë këto gjëra, ishin dëshmitarë kur dha garanci për ligjet. Qëndruan pothuajse garant për Edi Ramën, po garanci për Edi Ramën nuk ka ndërkombëtar që të japë se është mashtrues, gënjeshtar dhe besëprerë. Ka frikë nga drejtësia e pavarur. Lulzim Basha do votojë komisionet për vettingun ditën pas largimit të qeverisë së bandave dhe krimit, ditën pas largimit të Edi Ramës. Nëse do vettingun të largohet. Është alibia e Edi Ramës.

Fati i zgjedhjeve nëse Rama nuk tërhiqet

Nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e kësaj qeverie dhe një qeveri teknike që do garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nga ky vendim nuk ka kthim.

A do thyhet bojkoti për Presidentin?

Këto janë pazare.Nuk ka për të patur prani në parlamentin e krimit nga opozita.Ky është parlamenti i krimit.Është i diskretituar para çdo shqiptari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY