Ish-presidenti Rexhep Meidani duke reaguar pas zhvillimeve më të fundit lidhur me protestuesit e Zharrëzës, që nuk u lejuan nga policia të ngrinin çadër para ministrisë së Energjetikës dhe e kaluan natën jashtë, e quan këtë situatë të papranueshme dhe aspak njerëzore.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meidani shkruan i revoltuar se para një realiteti të tillë nuk mund të heshtet.
Postimi i plotë i Rexhep Medianit në “Facebook”
A mund te heshtet perpara nje fotografie dhe realiteti te tille?! A nuk duhet te reagoje fuqishem politika, shoqeria civile, media qytetare perpara kesaj situate?! A nuk mund te mos vije turp para kesaj mungese ndjeshmerie, vonese zgjidhjeje, indiference e ngurtesie qeverisese?! Shume e dhimbshme, krejt e papranueshme, jo njerezore!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/