Fier, atentati me eksploziv, ja pistat ku po hetohet

Fier, atentati me eksploziv, ja pistat ku po hetohet

79
0
Shares

Policia e Fierit po heton pistën e hakmarrjes për të zbardhur atentatin me eksploziv të mbrëmjes së të shtunës ku mbeti i plagosur teksa ecte me makinën e tij, Armando Sula.
Hakmarrje që lidhet me familjen e dajës se 35-vjeçarit të gjymtuar në të dyja këmbët nga shpërthimi ne makinën me të cilën po udhëtonte në lagjen “Kryengritja”.
Sula ka qenë i dyshuar për vrasjen Ardian Mollës në vitin 2003, të cilin e akuzonte si autorin e vrasjes se dajës së tij, Astrit Braçes, një ish-oficeri policie qe u ekzekutua në vitin 2001.
Zinxhiri i vrasjeve ka nisur prej vitit 1997, kur gjatë një operacioni të policisë së Fierit mbeti i vrarë Elton Brahimaj.
Në operacion ishte pjesëmarrës oficeri Astrit Braçe, të cilin familja Brahimaj e akuzonte si përgjegjës. Katër vite pas kësaj ngjarje, në vitin 2001, Astrit Braçe dhe djali i tij, u vranë në një pritë.
I dyshuar ishte Ardian Molla, i afërm i Elton Brahimajt, i cili vritet në vitin 2003. Armando Sula ishte në rrethin e personave që u hetuan.
Policia dyshon se atentati ndaj tij është i lidhur me këto ngjarje. Sulo paraditen e te dielës është transferuar në spitalin e traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY