Bulevardi i ri i Tiranës, ja ç’duhet të bëjnë banorët që ju...

Bulevardi i ri i Tiranës, ja ç’duhet të bëjnë banorët që ju prishen shtëpitë

391
0
Shares

Problemi i banorëve që ju prishen shtëpitë nga bulevardi i ri i Tiranës, rikthehet në këshillin bashkiakt të Tiranës. Ndërsa për 1000 familje do të aplikohen kreditë e buta, drejt zgjidhjes janë edhe 1942 familjet e tjera që priten të shpronësohen.
I ftuar te Ora News në emisionin Alert për vendimin fundit të Këshillit Bashkiak për Kreditë e Buta, këshilltari i LSI në bashkinë Tiranë, Prof. Asoc. Eltjon Halimi, shpjegon procedurat e përfitimit të këtyre familjeve
Gjatë intervistës Halimi u shpreh se kreditë e buta janë një premtim tjetër i mbajtur, ku 1000 familje do të kenë më në fund shtëpinë e tyre.
“Kërkova zgjidhje për banorët e 1942 shtëpitë e të cilëve do të prishen nga bulevardi i ri! Legalizim sa më parë! Nuk do të lejojmë që mundi dhe djersa e tyre të shkatërohet! Inkurajoj çdo familje në nevojë të aplikojnë për të përftuar nga ky program social! Jemi duke biseduar me të gjitha institucionet për të gjetur zgjidhjen e merituar për banorët në fund të bulevardit. Gjithsesi në asnjë rast nuk do lejojmë që të ngelen në mes të 4 rrugëve. Vendi ka nevojë për më shumë politika sociale për familjet e thjeshta”, ka theksuar Halimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY