Kreshnik Spahiu rrëfen: Momenti i goditjes dhe për cfarë e porositën

Kreshnik Spahiu rrëfen: Momenti i goditjes dhe për cfarë e porositën

74
0
Shares

Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka rrëfyer momentin se si ndodhi goditja me detaje. Ai tha se ka qenë bredna cadrës bashkë me persona të tjerë kur dikush i ka hedhur dorën në qafë dhe pasi i ka thënë mos guxo më të shash Edi Ramën e ka goditur Spahiun me grusht.

“Më hodhi dorën në qafë. Mendova mos është ndonjë nga simpatizantët e partisë dhe nuk kreva ndonjë veprim. Më tha: Mos guxo më të shash Edi Ramën dhe më goditi me grusht. Edhe dy të tjerët bënë të njëjtën gjë. Arrita të qëlloj njërin prej tyre. Dy ikën me shpejtësi por të tretin e zunë dhe e tërhoqën zvarrë jashtë cadrës. Pastaj ndërhyri policia dhe e mori me vete”, tregon Spahiu për Droni.al.
flamur pirraci

Në vijim Spahiu tha se po pret policinë që të bëjë denoncimin. “ U thashë se jam gati të bëj denoncimin. Po kalon një orë nga ngjarja dhe ende nuk ka ardhë asnjë polic. Sipas të dhënave të para mësohet se të tre personat kanë qenë duke qëndruar në një kafe pranë TVSH me Taulant Ballëm”, tha Spahiu.

Në vijim ai shpjegoi se kjo histori nuk do të kalojë lehtë me Kryeministrin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY